Durrësi vlerëson 10 gratë e suksesshme të vitit, mes tyre dhe Luljeta Bozo

0

Në sallën e teatrit të pallatit të  Pallatit  Kulturës  “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit  është organizuar eventi   “10 gratë më të suksesshme të vitit” në të cilin janë specifikuar  gratë më të spikatura  nga fusha te ndryshme të ekonomisë, shkencës dhe në  atë të  artit e kulturës. Organizatorja  Myzejen Konduri, u shpreh se kjo veprimtari organizohet pas përballimit të  një fatkeqësie të madhe siç ishte termeti i 26 nëntorit.

“Është aktivitet që zhvillohet pas tmerrit që kemi parë ne si banorë. Të gjithë e kemi ankoruar te secili se kemi nevojë për njëri-tjetrin”, tha Myzejen Konduri

Me titullin “ Simbol i Gruas” u vlerësua Luljeta Bozo prof e shkencave të ndërtimit e cila  vlersoi qytetin e Durrësit për vlerat historike dhe ekonomike që ka. Nderkohë shpreh keqardhjen për betonizimin e vlerave të tij.

Në këtë event u vlersua Tatjana Bajraktari me origjinë nga Ukraina si një nga 10 gratë me titullin “Nderi i Punës”. Ajo është bisnesmene,  që ka kontribuar për sistemimin e njerëzve të dëmtuar. Vuri në dispozicion hotelin e sajë për të mdihmuar njerëzit në fatkeqësi.

“Durrësi qytet shumë i bukur, por tani është prishur pak jo nga tërmeti, por nga një mënyrë jo fort e mirë e organizimit për ndërtimet. Është qytet turistik, ka shumë vlera historike”, tha Luljeta Bozo.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here