Dritero Agolli, Shtepia e Violetes ishte skena, rolet ishin femijet e saj

0

 

 

Violeta Manushi hodhi themelet e Teatrit Kombëtar dhe bazamentin e dashurisë për teatrin tek njerëzit”. Në këto themele, bashkë me teatrin, Violeta Manushi ndërtoi edhe shtëpinë e saj. Për atë, Teatri dhe shtëpia, janë një. Ajo nuk u martua, nuk bëri fëmijë, vatra e saj ishte skena dhe rolet ishin fëmijët e saj.

Këta ishin shumë, të vegjel, të rinj, të moshuar, të mëncur, shakatorë e seriozë. Atyre u dha frymën e saj, shpirtin dhe mëndjen, u dha karakterin kombëtar dhe popullor, veset dhe virtytet, zemërimin dhe trishtimin,  prandaj, këto personazhe, të krijuara prej saj, u bënë thellësisht popullorë, bashkë me vetë Violetën.

 

Le të përmendim këtu “Olimbinë” tek “Karnavalet e Korcës”. Nicën tek “gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Zyhranë tek “Fytyra e Dytë” dhe Ollgën tek ”Zonja nga Qyteti”. Këta personazhe tani kanë udhëtuar në të gjithë vendin dhe Violeta Manushi, është bërë njësh me ata.

Nuk është e rastit, që njerëzit, fëmijtë, të rinj dhe të vjetër, sa herë shohin Violeta Manushin, e tregojnë me gisht: Ja,teta Ollga. Kjo gjë arrihet vetëm në sajën e një mjeshtërie të thellë riktijuese. Ajo ka gjetur celësin e zbërhimit të karakterit të gruas shqiptare, si amvisë shtëpie, si mbrojtëse të moralit dhe si patriote, përmes rrugës së transformimit.

 

Violeta Manushi ka qënë dhe mbetet një nga veprimtaret më të shquara të shoqërisë shqiptare, që në vitet e para të themelimit të Teatrit Kombëtar dhe deri sa u nda nga jeta. Së bashku me koleget e veta, npërmjet artit skenik dhe fisnik, ndihmuar në emancipimin dhe civilizimin e kësaj shoqërie dhe vecanërisht të gruas, duke qënë pjesmarrëse aktive në transformimet shoqërore. Violeta Manushi firmosi personalitetin e saj,duke shkelur mbi të gjitha rrugët e Shqipërisë, që tu sillte njerëzve gëzim. humor, shpirtgjë rësi, prej saj buronte bukuria dhe humnizmi njerëzor.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here