Ne plejaden e shquar te aktoreve qe themeluan Teatrin Kombetar, Drita Pelingu eshte nje emer i pazevendesueshem qe, me te drejte, eshte cilesuar si nje nga themelet e rendesishem te skenes shqiptare.
E lindur ne Vlore, me 3 dhjetor 1926, ajo ishte e vetmja vajze qe konkurroi ne dhjetor 1944 dhe hyri ne janar 1945, ne te paren shkolle te artit dramatik shqiptar, duke thyer te gjitha normat e shoqerise feudale dhe jo pa pasoja. Ishte vajza e vetme mes shume meshkujve, si p.sh.: Kadri Roshi, Naim Frasheri, Prokop Mima, Lazer Filipi, etj.
Ne 1946, eshte aktore profesioniste e Teatrit Popullor. Ne karrieren e saj te gjate, mbi gjashte dekada, krijimtaria e saj artistike eshte e larmishme dhe e suksesshme dhe perfshin tre fusha: Se pari, si aktore e teatrit dhe e kinematografise, Drita numeron rreth 150 role, por duhet theksuar se mbi gjysma e tyre jane role kryesore, madje kryerole femerore te dramaturgjise boterore dhe asaj shqiptare.
Jane role qe do t’i kishin zili edhe aktoret e teatrit evropian e atij boteror, si Luiza Miler “Intrige dhe dashuri” e Shilerit, Gonerila “Mbreti Lir”, Gertruda “Hamleti”, Missis Ford “Grate gazmore te Undsorit” nga Shekspiri, Diana “Qeni i kopshtarit” e Lepe de Veges, Zoicika “Nje leter e humbur” Karexhales, Betti “Arturo Ui, Nena Karrar “Pushket e nenes Karrar” te Brehtit, Mariana “Tartufi” nga Molier, Klarise “Sherbetori i dy zotnive” e Goldonit, Nihal Hanem “I cuditshmi” e Nazim Hikmetit, Zebelina “Oret e Kremlinit” Pogodin, Mei “Profesioni me i vjeter” e Paola Vogel, Rouz “Rouz” e Bude “Lulet e Sheges ” e Kole Jakoves, Nena “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkes, gruaja e gjeneralit “Gjenerali i ushtrise se vdekur” e Kadarese, etj.
Eshte cilesuar si nje aktore me te dhena te shkelqyera, me nje ze melodioz e te plote, me nje te folur te rrjedhshem, me nje plastike te hirshme dhe mbi te gjitha, duke pasur nje shpirt te ndjeshem prej artisteje, ajo ka qene nje nga aktoret qe ka terhequr vemendjen e te gjithe regjisoreve shqiptare apo te huaj, duke i besuar asaj role kryesore.
Keto role, sot, jane nje fond i arte i Teatrit Kombetar. Se dyti, ne fushen e regjisores, veprimtaria e Drites eshte mjaft e gjere. Jane te paharruara per auditoret e Akademise se Arteve dhjetera provime, qe nga ushtrimet e thjeshta e deri ne spektaklet e plota. Sa e sa breza studentesh, sot, personalitete ne fushen e teatrit dhe kinematografise, kane pasur nderin dhe fatin e madh te punojne dhe te mesojne nga mjeshteria, pasioni dhe talenti i Drites.
Gjithashtu, ajo ka vene ne skene disa pjese, si ne skenen e Teatrit Kombetar, ne skenen e teatrit “Petro Marko” te Vlores, si dhe ne Teatrin e Kombesive ne Shkup. Edhe sot, mbahen mend pjeset “Pavdekesia” ne Vlore, “Motrat” ne TK dhe ne teatrin e Shkupit apo “Shume zhurme per asgje” (Shekspir), “Hijet” (Ibsen), “Kenga e mjellmes” (Cehov), “Ylli pa emer” (Sebastian), “Perjashtimi nga rregulli” (Breht), “Sherbetori i dy zoterinjve” (Shekspir), “Monserati” (Rables), “Korrupsion ne Pallatin e Drejtesise” (Ugo Beti), etj; dhe nje varg i pafund fragmentesh e etydesh me studentet.
Se treti, ne Teatrin Kombetar, Drita kreu kursin 2-vjecar nen udheheqjen e Vladimir Krickos, regjisorit te suksesshem rus, ne lendet mjeshteri aktori, plastike, letersi boterore dhe psikologji. Per 24 vjet me radhe, qe nga viti 1976, eksperienca, inteligjenca, kultura profesionale e saj kane sherbyer si premisat, qe ajo te quhet nje nga pedagoget me me vlere te artit skenik.
Me nje durim prej nene te mire dhe me aftesite e saj pedagogjike, Drita ka nxjerre nga duart e saj dhjetera aktore dhe aktore qe sot, debutojne ne te kater anet e Shqiperise dhe jashte saj. Per kontributin e saj te vecante dhe mjaft te vyer, Drita Pelingu eshte vleresuar (jo edhe aq, sidomos gjate viteve te diktatures), me cmime, urdhra, tituj e medalje te ndryshme.
Ne vitin 1986, i akordohet titulli “Artiste e Merituar”. Ne vitin 1996 eshte fituese e cmimit kombetar “Ismail Qemali”, ndersa me 1997 bordi drejtues i Institutit Amerikan te Biografive, duke e vleresuar per arritjet e karrieres dhe kontributin, e ka zgjedhur nder 500 udheheqesit me me influence.
Ky botim eshte ne ruajtje te perhershme ne Biblioteken e Kongresit Amerikan Eashington D.C. Ne vitin 2000, eshte vleresuar nga Presidenti i Republikes edhe me titullin e larte “Mjeshtre e Madhe”.
Per Drita Pelingun jane shkruar faqe te tera neper gazeta, libra e revista, jane shkruar monografi, jane thurur edhe vargje, me dashuri, respekt, pse jo edhe me art, jane bere dhjetera emisione televizive dhe radiofonike, i eshte kushtuar edhe nje dokumentar artistik.
Drita Pelingu eshte vertet nje emer i madh, nje aktore e paperseritshme, qe nuk i vjen me skenes shqiptare. Ajo ka qene, eshte dhe do te mbetet nje model i artistit te vertete shqiptar! Mirenjohje dhe respekt per ate qe i dhurove ketij kombi, ketij populli qe nuk jua harron kurre perkushtimin, pasionin, talentin dhe dashurine qe Ju treguat per te!
Kadri Roshi
“Kam nje detyrim te madh shoqeror, per te cilin kisha menduar t’i beja edhe nje leter presidentit. Do te vecoja marredheniet artistike me aktoren qe mendoj se rralle do t’i vije skenes shqiptare dhe qe asnje here nuk eshte vleresuar, aktoren per te cilen e kam te veshtire te gjej ku ka lozur e nuk ka pasur sukses, aktoren qe kur bisedon me te nga ana profesionale dhe me i miri aktor do ta kishte zili. Dhe kjo eshte aktorja e madhe Drita Pelingu. Por, qe eshte degjuar pak. Nuk po flas as per vajzen time, as per djalin tim. Por jam i bindur se flas per artisten e madhe Drita Pelingu. Ajo eshte artiste e popullit!
Pjeter Gjoka
“… per te nuk kishte rol te madh apo te vogel, por ishte mendimi se cdo rol kerkon perpjekje te medha, pasion, vemendje, inteligjence, pune me detaje, dashuri per rolin. Figurat e krijuara nga kjo aktore jane te shumta, prandaj eshte e shumte puna e saj, perpjekjet per t’ia arritur qellimit per te qene sa me e denje ne profesion. Ne tere punen e saj, kjo aktore ka nje vecanti te dukshme: modestine…”
Piro Mani
“… ajo arrinte te kuptonte se cfare ishte kryesorja ne drame per ta evidentuar me teper ne skene, gjithcka sa me jetesisht e artistikisht … Eshte nje aktore qe ka ecur me kohen, duke rritur aftesite e saj ne drejtim te realizimit artistik, ashtu sic ka evoluar arti dhe teatri yne ne pergjithesi …”
Drita Haxhiraj
“Si partnere, kam ndjere nje vertetesi ne lojen e saj te ngrohte, kryesisht per partnerin. P.sh.: menyra se si komunikonte me Naim Frasherin te “Familja e Peshkatarit” ka qene virtuoze, saqe kishte momente kur une dilja nga roli kur me thoshte Rolandi, ‘shiko e kane me gjithe mend’. Ne skene ka qene e madherishme!”
Ndrek Shkjezi
“… Drita eshte nje aktore e shkelqyer. Ne dramen “Lulet e Sheges” shfaqi veten si nje aktore e madhe, shume bindese dhe e sinqerte. Kur luaja me te ne kete drame, ajo mundohej te me bindte per te bere vrasje me fjalet: ‘Nje goditje e mire kushton tete teneqe me flori’, i thoshte me aq lakmi, saqe personazhi tjeter, qe isha une, bindesha per te vepruar, per te vrare.
Ne fund te drames, kur Budja e cjerr masken, pasi deshton, ajo, batuten e madhe, e thote me nje mjeshteri te rralle ku shfaq karakterin e klases qe perfaqesonte ‘keto kthetra duheshin nxjerre me kohe’ … ”
Timo Flloko
“Mendoj se mund te aktivizohej me shume ne kinematografi … nje aktore e rralle. Ne filmin “Njeriu me top”, ajo ishte nje shembull i punes, inteligjences, nga e cila te rinjte mund te mesojne mjaft. Ajo e pergatiste shume mire rolin para xhirimit dhe ne xhirim nuk sillte pengesa, perkundrazi e stimulonte procesin e krijimit dhe ishte nje ndihmese mjaft e mire, per partnerin dhe per regjisorin…”
Bujar Lako
“Drita eshte nje aktore jo vetem emocionale, por edhe e mendimit. Di te harmonizoje emocionet e verteta artistike me mendimin total te cdo personazhi. Mund te themi se eshte nje aktore qe njeh me imtesi sekretet e mjeshterise se aktrimit. Aktore e shume planeve, ne nje game te gjere artistike, kryesisht e planit psikologjik, dramatik…”
Rajmonda Bulku
“Do te doja me gjithe shpirt qe ti te ishe pergjithmone! Per te vetmen arsye sepse Drita eshte e vecante, eshte aktore e shkelqyer, e kulturuar, por ka lene edhe nje gjurme te jashtezakonshme ne mesimdhenie, ne ILA. Eshte nje aktore e rralle, unike. Une kam punuar me te dhe them me bindje, qe eshte nje pedagoge e shkelqyer dhe kjo eshte nje nder gjerat me me vlere te Drites”.