Drita Haxhiraj (1947)

0

 

 

Drita Haxhiraj(1947). Aktore. Lindi ne Tirane, me 3 prill. U martua me regjisorin Fatos Haxhiraj *. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve*, filloi pune si aktore ne Teatrin Popullor*, me 1967, derisa emigroi familjarisht ne Itali, me 1992.

 

Roli i pare i saj ishte Edlira te drama  Drita e M.Luces*, me pas luajti Lumton te Ngjarje ne fabrike; vijojne Zina te Viti 1961 dhe Vjollca te 20 dite te F. Pacramit *, Liza tek i Pazevendesueshmi e Q. Buxhelit *, Shega te Shenomeni dhe mua e H.Minarollit*etj. Luajti  mbi 30 role, disa syresh kryesore, ne drama shqiptare dhe te huaja, me se shumti vajza e gra heroina, romantike, te dashuruara, jo rralle edhe me nje fund te trishtuar e tragjik.

 

Ishte e preferuar nga regjisoret edhe per personazhe gazmore e te shkatheta, plot energji, ku pervecoheshin  elementet e humorit ,hareja ,vrullimi temporitmik si ne shfaqet Shtepia ne bulevard ,Studentja e vitit te vundit , Fytyra e dyte, Gjenerali i ushtrise se vdekur, Familja e peshkatarit ,Orfeu zbret ne ferr, Komunistet, Lumi i vdekur, Furrnalta, Njeriu qe pa vdekjen me sy, Nata e dymbedhjete, Romeo dhe Zhuljeta, Kush e solli Doruntinen etj.

 

Ka luajtur edhe ne 12 filma ,ku mbahet mend per rolin e Drites ne filmin Njesiti gueril (1969). Aktrimi i saj permbante, jo rralle, tone te  ashpra ,me gjendje te thuketa dramatike,shperthime te befta,te  shoqeruara edhe nga nje patos i tipit clirues ndaj trysnive psikologjike te ushtruara me pare ose gjendjeve deri ate cast te ndrydhura.

 

 

Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info,  dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here