Drita Agolli (1927-2017)

0

 

 

Drita Agolli (1927-2017). Regjisore e teatrit , aktore pedagoge e aktrimit. Lindi ne Maqellare te Peshkopise, me 2 qershor.Vazhdoi per tre vjet gjimnazin “Nene mbretereshe” dhe ne vitin e fundit u hodh ne ilegalet, duke marre pjese ne Luften ANÇ.Me 1950, hyri si aktore ne Teatrin Popullor. Roli i saj i pare ishte ai i Marielit ne dramen Zeri i Amerikes e B.Llavrenjevit, me 1951. Ne vitet 1954-1956, ndoqi studimet e larta ne Insitutin e Arteve te bukura te Bukureshtit, Rumani, per skenografi dhe kostumografi teatri.

Vijoi studimet universitare per regjisure ne Institutin Shteteror te Artit Teatror GITIS, Moske, Bashkimi Sovjetik, deri ne vitin 1960, duke qene regjisorja e pare grua e diplomuar. Punoi disa vite si aktore dhe regjisore ne Teatrin Popullor. Ndihmesen me te madhe e ka dhene si pedagoge e mjeshterise se aktorit dhe shefe katedre e deges se Drames ne Institutin e Larte te Arteve, duke pergatitur mjaft artiste te shquar te skenes dhe ekranit.

Ka luajtur disa role ne Teatrin Kombetar, si Gertuda (tragjedia Hamleti e Shekspirit, 1961), Klea (drama Dhelpra dhe rrushte e Figueredos,1961), Ortensia (komedia Zonja e bujtines e Karlo Goldonit, 1962) etj. D.Agolli ishte regjisore me prirje dhe shije per kah konceptimit poetiko-dramatik te vepres skenike. Me dramatizimin e romanit Lumi i vdekur te Jakov Xoxes, prej Kudret Velces (1975), ajo realizoi nje shfaqje epope, ku ndihej permasa e spektaklit popullor, masiv , me tone epike e tragjike.

Frymemarrja dhe gjeresia e paraqitjes se shtresave te ndryshme sociale, ritmi i brendshem, vizatimi i perkore i hollesive shprehese ne mjediset jetesore, kostumografia tipizuese, gjestet dhe ojnat pervecesuese tek aktoret ne voli te figurave artistike gjithashtu karakteri paradigmatik i detajit te kthyer ne gjetje regjisoriale (karroca shtepi-fat dhe mallkimi i Pilo Shpiragut) ishin tipare te vleresuara nga kritika ne regjisuren e D.Agollit. Te tilla tipare u shfaqen si stil edhe ne disa shfaqje te tjera.

Nje nga arritjet e ndjeshme te regjisores, ne te cilen u pervijuan rishtazi vecorite e saj stilistike si metuese e kontrasteve te hapura, ishte drama Intrige dhe Dashuri e F.Shilerit, 1979 ( nen titullin e Liza Miler). D.Agolli u kushtoi rendesi te vecante ne kete veper atyre aneve, te cilat ndihmuan ne zberithimin e botes se brendeshme te personazheve, perputhur nje koncepti e qasjeje regjisoriale qe i lidhte rrethanat historike mjediset si dhe konfliket e thuketa sociale e morale qe paraqiste vepra e njohur dramatike e Shilerit, ne nje rrafsh bashkekohesie deri me theksa politike.

Ne vitin 1980, ajo i dha nje tjeter dimension drames se njohur te Sulejman Pitarkes, Familja e peshkatarit, vene ne skenen e teatrit “Skampa” te Elbasanit 1980. Ketu ajo ngulmoi dukshem ne patosin e brendshem dhe frymen heroike qe bart vepra, e ngacmuar, sikurisht, edhe nga vete  parapelqimet e saj artistike.

Mendimi dhe figura ne disa shfaqje te D.Agollit zhvillohen ne trajten e nje lajtmotivi, si vegim dhe tingellime kryesisht poetike, shpesh metaforike, me detajet-sinteze (Mariana Pineda e Frederiko Garsia Lorkes, ne Teatrin e Beratit, (1989), ose edhe si nje raport kontrapunktual, ku brishtesia shpirterore, arsyeja dhe dashuria perçudnohen e dhunohen nga instikti, vrazhdesia dhe ndjenja e poshterimit (Tek Ura e M. Jeros, ne teatrin e Institutit te Larte te Arteve, 1972; Njeriu, virtyti, kafsha e Pirandelos, ne Teatrin Kombetar,2000) etj.

D.Agolli ka vene ne skene operen Vjosa ne Teatrin e Operas dhe Baletit, ku spikati trajtimi i forte dramatik i mases se korit.Ka dhene ndihmese edhe ne mendimin teorik e kritik per teatrin shqiptar me disa artikuj, si dhe librin I paemri (1997).Ne vitin 2001, iu dha titulli “Mjeshtre e Madhe e Punes”.Mban gjithashtu, titullin “Artiste e Merituar”.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here