Ferdinand Radi (1942-2004). Aktor, dramaturg. Lindi ne Durres, me 29 gusht. U aktivizua heret ne Levizjen Amatore Teatrore ne Tirane si aktor, si regjisor dhe si dramaturg.
Pas nje kursi njevjecar per regjisore, ne vitin 1972 filloi pune si aktor profesionist ne Teatrin e te Rinjve* prane Institutit te Larte te Arteve*.
Luajti aty disa role, por u pelqye vecanerisht me rolin e punetorit te uzines (Tak-Faku) ne dramen Nje shok i klases sone te Kujtim Spahivoglit*. Ne vitin 1991 u emerua aktor ne Teatrin Kombetar*.
Ka interpretuar kryesisht role te dyta dhe episodike, duke synuar krijimin e karaktereve komike, njerez te vrazhde, shpotites, tuhafe apo me vese, sin e shfaqjet Vizita e dames plake, Dhelpra dhe rrushte, Bregu i pikellimit, Rikardi III, Kush vjedhe nje kembe ka fat ne dashuri, Magjia e madhe, Monserati.
U aktivizua mjaft edhe ne kinematografi me 13 role, nder to: Boti te filmi Ilegalet (1976), Zaho tek I treti (1978), kapter Mevlani te Historiani dhe kameleoni (1989), me te cilin fitoi kupen e Festivalit, kapiteni te Sketerre ’43 (1980), qehajai te Balada e Kurbinit (1990) etj.
F. Radi ishte aktor me te dhena fizike per llojet e komedise: trup i madh, e folur e vrazhde e ne zhargon, mimike shprehese. Interpretimi i tij u dallua per vertetesi, edhe ne rastet e ekzagjerimit te veprimit apo te karikaturizimit te personazheve. Ishte hulumtues i ndodhive gazmore nga jeta e artisteve, ne forme anekdotash, me te cilat hartoi nje liber te posacem (2003).
Ka shkruar edhe disa drama e komedi, nder to me e arritura ishte komedia Tete persona plus (1996), e cila pati nje jete te gjate ne skenen e Teatrit Kombetar.
Fale nje intrigue te shkathet me disa ndodhi gazmore, ajo percolli te publiku mendime e qendrime kritike kundrejt manise se disa prinderve per t’i martuar vajzat jashte vendit, sikurse edhe talljen ndaj shfaqjeve te snobizmit, keqkuptimit te lirise, shperfilljes se traditave, kinse “modernizimit” ne jete dhe dashuri etj.
Si regjisor u vleresua per venien ne skene te komedise Inspektori te N. Gogolit (1999) ne Teatrin Kombetar*