Djali i aktorit Rikard Ljarja prek me postimin e tij: Nuk te them lamtumirë, do të të them si çdo ditë ‘Ciao Tado’

0

Djali i Rikard Ljarjas, aktorit të madh shqiptar që u ndaj nga jeta pak ditë më parë, ka emocionuar me një status për të atin.

Ai është shprehur se ai është larguar fizikisht, por nuk largodhet dot nga ai shpirtërisht e do të jetë gjithmonë me të.

Drita e shpirtit tim u largua fizikisht por kurrë s’largohesh dot nga mua, do jesh gjithmonë me mua o ba o shpirt im o shoku im i vetëm. S’do doja të shkruaja kurrë për këtë ditë , jo kaq shpejt jo, më fal. Nuk te them lamtumirë, do të them si cdo ditë “Ciao Tado” , do takohemi e do kemi përjetësinë për bisedat tona. Prehu në paqë o bab se drita e shpirtit tënd është me mua.

Kujtojmë se aktori i njohur me rolin e Dedës në filmin “Rrugë të bardha”, u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare më 20 prill.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here