Gjatë ceremonisë
Një moment i rëndësishëm për aktorin e madh Luftar Paja.
Aktori shqiptar i njohur për dhjetëra role në kinematografi dhe në teatër, Luftar Paja u nderua me Medaljen e Artë “ Urdhri i Misionarit të Paqes Shenjtorja Nënë Tereza” në Fier. I shoqëruar edhe nga aktorë të njohur të brezit të tij, miq dhe familjarë, Luftar Paja u prit në një takim të veçantë nga kryebashkiaku i Fierit, dhe mjaft figura të njohura.
Të pranishëm në ceremoninë e dekorimit ndodhen edhe tre aktorët e mëdhenj të vendit, Margarita Xhepa, Birçe Hasko dhe Reshat Arbana. 3 artistët e mëdhenj janë bashkuar në këtë ditë të veçantë për kolegun e tyre, i cili po nderohet me çmimin e rëndësishëm. Aktori i madh falenderoi gjithë të pranishmit, duke u shprehur se ndjehet mjaft i vlerësuar për çmimin e marrë.