I dashur zotni!… . E lexova me tepër përgjegjësi atë ç’ka shkruaje për “marrinë e lashtësisë të festës së “Ditës së Verës” dhe, të them të drejtën, u trondita..Ç’është kjo “alergji” që ju ka zaptuar mëndien ju mendimtarëve për të përlyer dhe shpërfillur të gjitha ato vlera kombëtare e mbarëkombëtare që nuk i përkojnë pushtetit që ju mëkon, pushtetarit që ju ledhaton apo fetarit që ju bekon!
Ç’hynë ai “udhëheqës” që e propozoi apo ai parlament që e dekretoi “Festë kombëtar” Ditën e Verës që “zotrote” ta emrosh “ish festë të diktaturës”?! Ç’të shtynë të përlysh prejardhjen pagane të saj duke e pudrosur me “syre” dhe “psallme” fetare???… . Nuk kam ndërment të ç’argumantoi argumantat e tua për të vetmen aësye:
Kur isha i vogël, Baba më tregonte nje histori si punë përralle për nje “të Bukur te dheut” që me një qerre të artë tërhiqur nga Zogjtë e qiellit, çdo vit, dy javë të para të marsit zbriste andej lartë nga Çerma e Nikajve (Çermanika) dhe vinte që të “trembte” acarin e shkurtit, për të gëlu jeshillukun, për të lulzu lulen dhe për të rinuar gjethen. Kudo ku shkelta këmba e të bukurës së dheut ledhatohej nga menekshet dhe karakaftet që përpara saj i “hardhonin”në tokë Zogjtë e qiellit.
Për të pritur të Bukurën e dheut dhe Zogjtë e qiellit njerzit vishnin rrobet ma të reja dhe ma të bukura, vendosnin në kyçin e dorës verore bërë nga fije shumëngjyrshe lini ose pambuku, hapnin sepetet prej dru lisi, nxirrnin zairet të ruajtura nga viti i shkumë, pala fiku, arra, lajthi, mollë e ftojë të thatë, e tjera. dhe ja falnin. Ndërsa për zogjtë e qiellit gatuanin një lloi ambëlsine, të thatë, pa sherbet. Kjo lloi ambëlsine duhet të shkërmoqej thërrime, thërrime dhe të vendosej në pllaka guri në vënde të thatë që Zogjtë e qiellit ta çukisnin. Thërrimet e saja nuk duhet binin përdhe sepse “ishte gjynaf”.
Atje mund të “fëlliqeshin”, dhe, nga kjo, Zogjtë e qiellit mundë të “idhnoheshin”, dhe mund të mos ta binin siç duhet ta binin erën e luleve dhe jeshillëkun e barit…. . . Kjo rrëfenj e vjetër, si edhe shumë rrefenja të tjera, ty mik i dashur “sikur s’të bindin dhe aq shumë” për lashtësinë për faktin e “pa-kundërshtushëm” të ..Ëmbëlsirës…Simbolit të festës të Ditës së Verës…Ballakumet… . “Misri, duhani, si dhe patatia e domatia, para se te zbulohej Amerika, nuk njiheshin në Europë.
“Por, ëmbëlsirat e “ditës së verës”, ballakumja e revania bëhen me miell misri?!..Pra, sipas jush, rrjedhimishtë, edhe festa e..”ashtuquajtur dita e verës’….është shumë, shumë 200-300 vjeçare…- argumenton ti… . Diku kam lexuar një sutdim nga studjuesi kosovar S. Qyqalla i cili mes të tjerash, për këtë festë te stërlashtë përmend edhe nje ëmbëlsirë që gatuhej në kosovë dhe që amvisat e quanin me emrin “Ambëlsina Elbasan”.
Ndofta ajo ëmbëlsirë mund të ketë diçka të përbashkët me atë “ëmbëlsirë” të dikurshme që gatuhej para ballakumeve dhe revanisë?!.. . Por ështe edhe një ambëlsinë në Elbasan që quhet FULI. Është një ëmbëlsir’ “ E that’” pa sherbet..Një ëmbëlsirë me disa karakteristika tepër të veçanta. . E para: Ka qenë dhe është ambëlsirë vetëm e qytetit te Elbasanit dhe e askujt tjetër.
Çuditërishtë as e rrethinave te Elbasanit. . E dyta: Gatuhet me mjell gruri me vaj ulliri dhe tëlynë.(Thonë edhe me miell thekre.) . E treta: Bëhet si ëmbëlsirë vetëm kur lind fëmija ose në përvjetore lindjesh dhe në asnjë gëzim tjetër. Pra, ka të bëj me “lindjen”, me ripërtritjen, me vazhdimin…. . E katërta: Kur hahet nuk duhet, asnjë thërrime ti bjeri në tokë se është gjynah. (Zogjtë e qiellit)… . E pesta: Është e “detyrueshme”, qoftë edhe me një kafshatë të mbahet në dorë dhe të hahet me dorë nga të gjithë të pranishmit.. (Riti pagan).
U zgjata shumë e ndofta…mërzitesh, por.. E kam fjalën i dashur zotni se asgjë nuk mund ta cënoi lashtësinë e Ditës se Veres. Nuk guxoi as diktatori që s’përfilli as fenë. Në historin e kombit tonë shumë ditë të shënuara “grinden” për vendin dhe peshën që kanë. Le te “grinden’.Por…Lereni “rehatë””DITËN e VERES” sepse është Dita më paqësore Më paqësoria sepse ajo vjen nga larg, nga shumë larg, thellë nga femijëria e shoqërisë njerzore. Vjen ashtu siç vjen gjithmon fëmijeria: Me lodra dhe lojëra.
Ta lenë”rehatë edhe “krerët”.. Ndofta kjo Ditë ka të drejtën të urohet per mbarë shqiptarët vetëm nga Kryetari i Bashkise të Elbasanit. Nga askush tjetër…. . Ju lutem, mos e lëndoni “DITËN E VERËS”. “DITËN E FËMIJËRISË”. Largojini ata që jua fëlliqin ardhjen e fëmijerise me ndyrsirat që ushqejne lakmin për pushtetin…
Pjesërisht gazeta “Dita”14 mars 2014 dhe te plotë gazeta “Telegraf” 9-3-2016…
.A.Çerma..