Dikur ishin babai dhe djali, Arben Derhemi dhe Robert Ndrenika sërish bashkë pas “Njerëz dhe Fate”

0

 

 

Aktori i skenës shqiptare, Arben Derhemi, sapo dha lajmin e mirë për të gjithë fansat e tij. Së shpejti pritet një bashkëpunim me ikonën e filmave shqiptarë, Robert Ndrenika.

 

Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Arben Derhemi sapo dha lajmin e mirë për të gjithë artdashësit. Një foto e postuar në profilin e tij në Facebook, ai është i shoqëruar nga aktori i madh, Robert Ndrenika.

“Tu prish paret të dy”, shkruan Derhemi në foton e postuar. Sigurisht, komentet kanë qenë të shumtë, por pyetja ishte nëse do të ketë një bashkëpunim midis tyre?

Vetë Derhemi ka pranuar për Dosja.al, se së shpejti pritet të vijë për publikun bashkëpunimi i tyre. “Po, do të ketë një bashkëpunim së shpejti”-u shpreh aktori.

Dy aktorët njihen për të gjithë publikun shqiptar për rolet e tyre në filmin “Njerëz dhe Fate” ku Derhemi ruan rolin e djalit rebel, Florit dhe Ndrenika është babai shkrimtar, Durimi.

 

Per Dosja.al/Linda Karabolli

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here