Diktatura enversite ia heq emrin aktorit figurant në film. Zbuloni emrin e tij…

1

Kosta është aktori në filmin artistik “Nëntori i dytë”, që sjell telegramin, me të rejat për Ismail Qemalin. Babai i tij e viziton Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, pasi kishte dëgjuar për restaurimin e filmit. Ai kërkoi të takonte specialisten e Arkivit, Eriona Vyshka dhe i shpjegoi se është pikërisht djali i tij, personi që shohim në fotot e filmit të restauruar, që mban kapele dhe vrapon të përcjellë lajmet e pavarësisë.

Emri i këtij të riu nuk ka figuruar në titrat e filmit për shkak të “biografisë së keqe”, si biri i një familjeje të papëlqyer nga regjimi komunist. I ati i ka shpjeguar gjithashtu specialistes se Viktor Gjika kishte këmbëngulur ta merrte të birin në film, duke pranuar edhe kushtin absurd, që të mos i përmendej emri në titra.

Djali “marathonomak” i pavarësisë në film, quhet Amarildo Pregapuca. Babi i tij kishte dëgjuar për restaurimin prandaj erdhi për të pyetur nëse është e mundur që të rregullohet kjo padrejtësi që i ishte bërë të birit”, tregon Eriona.

Aktualisht është bërë e mundur që kjo padrejtësi e censurës moniste, tani është shlyer. Drejtuesja e projektit të restaurimit, Regina Longo është përgjigjur pozitivisht lutjes së një ati të mirë. Emri i Amarildo Pregapucës është futur në titrat e interpretuesve të filmit “Nëntori i Dytë”.

SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here