Dhorke Orgocka (1936-2002)

0

 

 

Dhorke Orgocka (1936-2002). Aktore.Lindi ne Korce me 25 tetor. Qe 16 vjece u aktivizua me trupen amatore te Teatrit te Korces si aktore dramatike e komike, si kengetare dhe si valltare. Ishte gruaja e regjisorit dhe aktorit Dhimiter Orgocka. I perket brezit te aktoreve themelues te teatrit te Korces, me 1951, duke qene nga aktoret e para femra te teatrit profesionist shqiptar.

Ishte shumeplaneshe, aktore e drames, e komedise, e estrades , e filmit. Fuqia transformuese dhe pershtatja ne gjedhe te ndryshme te teatrit dhe brenda tyre ne plane te ndryshme interpretative nga njeri rol te tjetri, perbente nje nga cilesite e brendshme te aktrimit te saj. Ndonese nuk kishte mbauruar shkolle dramatike, interpretimi i saj ishte cilesor. DH. Orgocka dallohej per natyrshmeri, ishte dinamike ne skene, e gjalle, plot energji, me nje fjale te ngrohte e te interpretuar me temperament.

 

Ne rolet e kahut komik karkakterizohej nga ritmi i larte, nje gazmend i brendshem dhe i natyrshem, cka e bente per vete spektatorin, sikunder ishte, nga ana tjeter, dramatike , epike dhe emocionale ne rolet e kahut tragjik a dramatik. Ka realizuar mbi 60 role ne teater. Spikati ne rolin e Violes te komedia Nata e dymbedhjete e Shekspirit, 1965 duke shperfaqur nje natyre liriko-poetike, madje pasionale, dhe duke luajtur me dyzimin e saj gjinor nepermjet kalimeve te befta nga njera genjdje (djali) te tjetra (vajza).

Interpretoi me lirizem e ngrohtesi Larisen te drama Vazja pa prike e N. Ostrovskit, 1966; dha me dramacitet rolin e Ketrines te Pamje nga ura, e A. Milerit, 1961. Ne vitin 1979 luajti me gjalleri e humor Frosinen te komedia Koprraci e Molierit , duke jetesuar tipin e nje personazhi sherbetore e zhdervjellte, loja me dykahesite, befasimet e kendshme e bejne kete rol nga me te pelqyerit ne karrieren e saj.

 

Ne komedine Zonja nga qyteti e Ruzhdi Pulahes,1974 realizoi perputhur nje formati e fryme popullore rolin e Ollges duke paraqitur nje grua qytetare, me ngjyrimet e rrethit te Korces, kinse “e civilizuar”, por tejet e ngarkuar me paragjykime per menyren e jeteses ne fshat, rol te cilin e persedyti te komedia Shoqja nga fshati.

 

Me krijimin e figures se Maros te drama Maro Mokra e R. Pulahes, 1978 arriti nje nga nivelet me te larta te interpretimit te saj, duke sjelle ne skene nje figure epiko-heroike, qe kishte vlage e theksa kombetare. Ka luajtur ne 8 filma, nder to Ollgen te Beni ecen vete, pastruesen te Perballimi etj. Mban titullin “Artiste e Merituar”

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here