Dhimiter, Pecani (1945)

0

 

 

Dhimiter, Pecani (1945).Regjisor .Lindi ne Tirane ,me 3 shkurt .Kreu studimet e larta ne shkollen e larte per aktor ‘’Aleksander Moisiu ‘’*,me 1966.Punoi si aktor prane Teatrit Popullor *,pastaj nje pjese te madhe kohe ne vitet 1970 -1985 ne Televizionin Shqiptar si regjisor i spektakleve dhe drejtor i Programacionit .

Ne vitin 1985 u emerua regjisor ne Teatrin Kombetar *,derisa doli ne pension. Pas vitit 1997 emigroi ne France .Shfaqjet e Dh. Pecanit synojne te japin copeza jetesore qe afrohen me realitetin e fundme ,duke bere nderhyrje ne aktualizimet e mesazheve ,te sjelljes se personazheve ,te mjediseve te veprimit etj.

Nga shfaqjet e tij te par ate suksesshme ishte drama Gjemimi i atij dimri e Teodor Lacos *ne Teatrin e Fierit *, me 1977,dhe me pas edhe ne Teatrin Popullor ,ku i dha ngjyra e tone te forta vendosjes ne udhekryq te njeriut per te zgjedhur kahun e drejte ne konfliktin e ashper politik gjate Luftes Nacionalclirimtare,sidomos nenvizoi karakterin masiv popullor te kesaj lufte.

Krijimi i atmosferes se perndezur ne tablote masive,puna kembengulese per pervijimin e karaktereve ,situatat poetike dhe shqyrtimet psikologjike ,qe shoqerohen nga thyerjet e herepashershme dhe ndryshimi i planeve interpreative spikatin ne disa shfaqje te tij ,sit e drama Perballe vetes e Ruzhdi Pulahes *,1984 ,bashkeregjizor me Pirro Manin*, Duke gdhire viti 45 e T.Lacos (1975),Vizita e inspektorit e Xhon Pristlit (1980).

I dha nje ton e hije sa poetika e lirike,po aq dramatike e tragjike vepres se njohur Romeo dhe Zhuljeta te Shekspirit ,sidomos fundit te saj te trishte ,te zymte ,me deshperimin dhe vdekjen e dashnoreve (luanin N.Xhepa *dhe E.Alikaj *.

 

Priret nga risemantizmi i veprave te autoreve klasike duke i prure ne kohen dhe mjediset e sotme ,si dhe duke i perpunuar nga pikemamja ritmike e strukturore .Kjo vihet re jo vetem ne modernizmin e sjelljes se personazheve ,te kostumografia dhe rekuizita e perdorur ,por edhe te menyra e inskenimit ,te theksat dhe mesazhet ,duke mesuar anen gjithekohore dhe universale te tekstit letrar.

Nje trajtim bashkekohor i beri sidomos komedise Dy zoterinjte nga Verona te Shekspirit ,me tutje komedise klasike shqiptare Karnavalet e Korces te Spiro Comores *, me 2003 ,dhe ,ne plane me te permbajtura ,edhe drames Dhelpra dhe rrushte te Figueredos ,1992 .Ne raste te tilla modernizmi nuk vjen vetem nga veshjet e koheve te fundme, as vetem nga rekuizita e perdorur ,por edhe nga menyra e aktrimit qe rreket te shembelleje para se gjithash njeriun e sotem e jo ate te hershmin.

Dh.Pecani ka luajtur edhe si aktor ne skenen e teatrit ,si Martinin te Perkolgjinajt e Kole Jakoves *(1966),Shpendin te Toka e zjarrte ,dramatizimi i romanit te H.Sulejmanit etj. Po keshtu edhe 8 role ne kinematografi ,ku spikati fare i ri me rolin e Agimit ne filmin Debatik (1961) dhe ate te Petritit tek Oshtime ne bregdet (1966).Mban titullin ‘’Artist i merituar .’’

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here