Dhimiter Jano (1945-2005)

0

 

 

Dhimiter Jano (1945-2005). Aktor. Lindi ne Fier ne 12 dhjetor 1945. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve per aktor ne vitin 1972 dhe fill me pas u emerua ne teatrin “Bylis” te Fierit. Luajti aty mbi 50 role, filluar nga ato kryesore e deri te figura episodike, duke deshmuar kujdes e vemendje te njellojte. Prirjet e tij u bene me te dukshme ne fushen e komedise, ku edhe vizatoi disa karaktere origjinale, qe kane mbetur ne kujtesen e publikut.

 

Suksesin me te madh e arriti me rolin e Niqiforit ne komedine Shoku Niqifor te Pellumb Kulles*, me te cilin solli nje drejtues te preokupuar per punen, me thelb te mire, por te rremujshem e disi euforik. Ishte i natyrshem ne qasjet kur duhej edhe perjetime te kahut dramatik e psikologjik, duke manipuluar mire me elementet e groteskut dhe zmadhimit komik, sikurse u pa ne shfaqje te tilla, si: Keshtu te dua, Zoti godet me puter, Zotersia qe tradhton gruan, Kercuri, E ardhmja qendron te vezet, Sorollopi etj.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here