Demir Hyskja (1937-2016)

0

 

 

Demir Hyskja lindi ne Elbasan ,me 1 janar .Kreu shkollen e mesme teknike ne vitin 1955. Ne vitin 1961 ndoqi kursin 6-muaj per aktor prane Teatrit Popullor . Me pas, mbaroi studimet e larta me korrespondence per aktor ne Akademine e Arteve *.

Ka punuar vijimisht prane teatrit ‘’Skapa ‘’*te Elbasanit ,qe nga krijimi i tij ne vitin 1962 e derisa doli ne pension ne vitin 1992,duke qene nder individualitetet me ne ze te ketij teatri. Ka luajtur mbi 60 role te ndryshme ne drama dhe ne komedi, kryesisht role te para.

Spikati me rolin e Deli Pjetrit ne dramen Shtate shaljanet e Ndrek Luces*, ku rane ne sy hijeshia e tij ,diksioni i paster ,vetepermbajtja dhe gjendja e brendshme dramatike.Ne vitin 1966 misheroi rolin e Veliut ne dramen Udha e zavalinajve e Thanas Borodanit *, me te cilin paraqiti nje njeri parazit ,intrigant e pijanec .

 

Me pas vijoi me rolin e Bujarit ne dramen Sinjalet e nates e Fadil Krajes *(1970), per te mberritur ne realizimet me te pjekura e me pasionale te karrieres se tij si aktor: me Jonuz Brugen ne dramen Familja e pashkatarit e Sulejman Pitarkes *(1971), figure te cilen e ridimensionoi duke i dhene me shume hapesire sociale, si dhe nje theksim te thuket kryengrites ; dy vjet me vone me Gjeten ne dramen Cuca e maleve e Loni Papes * ;me pas me Hodo Zimanin ne dramatizimin e romanit Njeriu me top e Dritero Agollit *, me nentitull Hakmarrja e madhe ,dramatizuar nga Astrit Cerma * (1976), ku theksoi frymen patriotike dhe psikologjine e fshatarit shqiptar ne udhekryqin midis hakmarrjes vetjake dhe asaj kombetare .

 

Ne vitin 1975 jetesoi me nje gjuhe te thjeshte e tone humane Zenelin te drama Vellezerit e Miliano Stefes *, kurse me 1978 interpretoi endshem rolin e xha Banushit ne dramen Doktori pacient e Ruzhdi Pulahes *, Ne vitin 1983 mberriti ne nje nga figurat e tij me mbreselenese, me fryme e theka kombetare, ate te baca Rames ne dramen Toke e ndezur e Fahri Balliut*.

Kjo figure artistike aktoriale, ne saje te nje loje plot ashk e patos, terhoqi vemendjen per vertetesine e jetesimit te cileve te tilla njerezore si vetesiguria, kembengulja dhe qendrueshmeria ,te pasura nga gjakftohtesia dhe mencuria, per t’iu kundervene synimeve te mbrapshta te serbeve ne politikat e tyre kolonizuese per shpopullimin e viseve shqiptare.

Nje loje pasionale beri ai edhe ne realizimin e figures se avokatit Demonzi te drama Dy krisma ne Paris e Pellumb Kulles .* Nga dramatugjia e huaj ka njemendesuar shume personazhe ,nder me te spikaturit jane :Xhonsi te drama Kutia prej argjendi e Xhon Gollsuorthit, gjykatesi te Justina e Halla –Voljokit , Beni te drama Neperka e Lilian Helman etj.

 

Ka interpretuar, gjithashtu, edhe ne 27 filma shqiptare ne role te ndryshme, ne te cilet loja, zeri dhe portreti i tij krijuan gjasa per te paraqitur me hijeshi e bukuri skenike personazhe me shpirt te gjere, te mbare, njerez fisnike e me mbartje pozitive.

U shqua ne rolin e shoferit ne filmin Kur zbardhi nje dite, 1971; e Malit ne filmin Ne fillim te veres ,1975; e Halimit ne filmin Rrugicat qe kerkonin diell, 1975, me te cilin u nderua me Medaljonin e Festivalit; te babait te Agronit ne filmin Hijet qe mbeten pas, 1985, i nderuar me Medaljon; e babait te Klares ne filmin Dhe vjen nje dite, 1986.

Fotogjenia e tij, sikunder edhe ngrohtesia dhe forca e fjales, e bente te parapelqyer ne kinematografi per frymimin e figurave te kahut heroikpozitiv, si dhe atyre qe kumtonin ide. Loja e D.Hyskjes dallohet per tonet e ngrohta, te shtrira, te permbajtura, me theksa epiko- dramatike; po ashtu si shquhet per siguri e qartesi vleresimi gjate lojes, per zerin e plote, te rrumbullakesuar, te rrjedhshem, per vleren qe i jep fjales dhe kiptimit te saj ne skene ,per qetesine apo zoterimin e gjendjes emocionale, per pranine skenike aktive, duke sjelle para publikut tipa dhe karaktere shqiptare, atdhetare e heronj te luftes , burra te mencur e qendrestare, kryesisht ne rrafshe heroiko- dramatike, por jo dhe pa nje vesk e hir romantik. Ne vitin 1979 iu dha titulli Artist i Popullit.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here