Delvina i jep titullin ‘Qytetar Nderi’ aktorit Laert Vasili

0

 

 

DELVINE

Aktori Laert Vasili është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” i Delvinës. Këshilli Bashkiak i Delvinës miratoi kërkesën e kryetarit të Bashkisë, për dhënien e titullit  “Qytetar Nderi”, për aktorin Vasili, me motivacionin “Për kontributin e dhënë në fushën e artit kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Ishte kryetari i Bashkisë së Delvinës, i cili në ceremoninë e organizuar për këtë qëllim i dorëzoi titullin dhe e cilesoi aktorin Laert Vasili vlerë për qytetin. Aktori Vasili u shpreh i vlerësuar për këtë titull që e nderon punën e tij.

Laert Vasili është aktor, regjisor dhe përkthyes shqiptar. Laert Vasili ka lindur në Delvinë më 7 Mars 1974. Studioi tek Akademia e Arteve në Tiranë. U diplomua nga Akademia e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë 1997.

 

Filmografia: Pranvera e ëmbël (1995, TV, Series); Mirupafshim (1997); Ditari (1999, Docu-Film); Edge of Night (2000); Stela e përflakur (2000, short); Annas Somer (2001); Tomorrow Is Another Day (2001); Alexandreia (2001); Dashuria erdhi nga larg (2002, TV series); Playing Parts (2003); Oikos antohis (2003, TV series); Hostage (2005); Dielli i Egjeut (2005, TV series); Liqeni i psheretimave (2005, TV series); Për Anën (2006, TV series); Oi istories tou astynomou Beka (2007, TV series); Salla e pritjes (2007, TV series); Charlie’s Son (2008); Tingulli i Heshtjes (2010, TV series); Red Sky (2011); Balkan Bazaar (2011); Out of touch (2011); Agon (2012); Paftuar (2015); Menge Kemishe (2015); Three (2015).

 

Role në Teatër:

Ka bashkëpunuar me disa nga regjisorët më të shquar të skenës në Evropë si: Robert Wilson, Dimiter Gotscheff, Andrew Visnevski, Aleksandar Popovski, Teo Terzopoulos, Roula Pateraki, George Kimulis, Antonis Antypas, Sylvia Liouliou etj.

Eskili: Persët (Lajmëtari) dhe Prometeu i lidhur (Hefesti); Sofokliu: Edipi Tiran (Korifeu), Elektra (Oresti) dhe Antigona (Lajmëtari); Shekspiri: Makbeth (Makdafi); Ben Jonson : Volpone (Bonario); Molieri: Tartufi (Tartufi); Nikolai Gogol: Ditari i nje te cmenduri; Maksim Gorki: Fundërinat (Vaska Pepel); Alexander Ostrovsky: Ditari i një mashtruesi (Kurcajev); August Strindberg: Pelikani; Edgar Allan Poe: Shembja e Shtëpisë Asher (Rodrig); Carl Sternheim: Breket; Bertolt Brecht: Mahagony (Pol Akerman); Harold Pinter: Kremtimi i ditëlindjes (Stanley Webber) dhe “Kujdestari” (Aston); Heiner Müller: Herkuli (Herkuli); Brian Friel: Perkthimet (Ouen); Robert Wilson: Persefoni (Homeri); Andre Roussin: Nina (Gerard); Patrick Hamilton: Drita e gazit; Simon Gray: Ankthi skenik; Terrence McNally: Corpus Christi; Angelo Longoni: Mysafiri (Leo); Mark Ravenhill: Fausti ka vdekur (Pit) dhe Polaroids (Viktor); George Sevastikoglou: Angjela (Lambro); Andreas Staikos: Kur bie perdja (Vracano); Elena Pega: Shokët e rinj (Ogi); Akis Dimou: Nata e sekreteve (Nikola).

 

Si regjisor në Teatër ka vënë në skenë veprat : Elektra nga Sofokliu; Kush e solli Doruntinen nga Ismail Kadare; Agamemnon Inferno nga Ismail Kadare; Corpus Christi nga Terrence McNally; Emigrantët nga Slawomir Mrozek; Një në dhjetë veta nga Laert Vasili; Projekt Ilion – Work in Progress nga Laert Vasili; Kenge dashurie me korba nga Bashkim Hoxha.

 

Përkthyes – Gjithashtu ka shqipëruar veprat : “Persët” – Eskili; “Elektra” – Sofokliu; “Kreditoret” – August Strindberg; “Shembja e Shtëpisë Asher” – Edgar Allan Poe; “Ceshtja e rruges Lursin” – Eugene Labiche; “Komedia e zeze” – Peter Shaffer; “Emigrantët” – Slawomir Mrozek; “Duke edukuar Riten” – Willy Russel; “Agamemnon Inferno” – Ismail Kadare; “Corpus Christi” – Terrence McNally; “Genjeshtarët” – Anthony Neilson; “Venusi me gezof” – Davis Ives.

 

 

 

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here