“Delegacioni” shqiptar me Zhustin, Xhepën dhe Xhevdet Ferin për Oscar 2020

0

Lajmet e mira për kulturën i jep si gjithmonë ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Këtë herë bëhet fjalë për “Delegacionin”, filmin e Bujar Alimanit e me skenar të Artan Minarollit. Me titull “Le dernier prisonnier”, “I burgosuri i fundit” do shfaqet nga 22 korriku në kinematë franceze dhe pas kësaj do garojë për OSCAR 2020.

Protagonistë të filmit janë të mëdhenjtë Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Kasem Hoxha dhe i ndjeri Xhevdet Feri.

“Me shume qejf ndaj me ju kete lajmin e mire per nje film shqiptar qe e kam shume per zemer siç kam per zemer njerezit qe e realizuan.

Filmi “Delegacioni” del ne kinemate e Frances ne 22 korrik, me titullin “Le dernier prisonnier” (I burgosuri i fundit).

Ishte projekti i zemres se Artan Minarollit, qe u perfundua me shume sukses nga regjizori Bujar Alimani, dhe loja fantastike e Viktor Zhustit, Ndriçim Xhepes, nje tjeter miku qe na la – Xhevdet Feri, Rovena Lules, Kasem Hoxhes, Mirela Naska dhe jo vetem, nje skuader qe punoi me dashurine per filmin dhe per Tan Minarollin, qe e mbajne gjalle Etleva Minarolli dhe Mira Turkeshi Gramo-producente te ketij filmi!

E fundit, por jo per nga rendesia, ky film perfaqson Shqiperine ne garen e madhe per OSCAR 2020”, shkruan Kumbaro.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here