Dekor festiv në Pogradec, atmosfere e bukur në qytetin buzë liqenit

0

 

 

Pogradeci ka ndezur tashmë atmosferën e festave të fundvitit. Si kurrë më parë ky qytet është zbukuruar me një tjetër dekor festiv.

 

Bashkia e këtij qyteti është kujdesur që këtë vit , ai jo vetëm të jetë ndryshe dhe më i bukur por të shpërndahet në çdo rrugë kryesore krahas qendrës.

 

Sipas kryetarit të Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli, Pogradeci e meriton këtë vëmendje pasi vitet e fundit ishte kthyer në një qytet me ndriçim të zbehtë dhe që konkuronte Maliqin apo Prrenjasin.

 

Por tashmë duket se dekori i festave të këtij fundviti ka rikthyer shkëlqimin e këtij qyteti. Ceremonia e ndezjes së dritave është hapur nga zv/kryetarja e Bashkisë znj. Entela Gusho e cila krahas urimit, bashkë me babagjyshët e vegjël kryen edhe numërimin mbrapsht për ndezjen e dritave.

 

Qindra qytetarë nga Pogradeci dhe qytete të tjera iu bashkuan kësaj nate e cila ishte një festë e thjeshtë në nder edhe të viktimave të tërmetit.

 

Asgjë nuk përfundon këtu. Në ditët në vijim në fshatin e Krishtlindjes që bashkia ka krijuar tashmë me shtëpizat e drurit do të jenë të shumta aktivitetet dhe performancat muzikore që do të shoqërojnë qytetarët deri në nderrimin e viteve por edhe pas tij deri më 15 Janar.

 

Me dekorin e veçantë festiv dhe aktivitetet e menduara, këtë vit Pogradeci pritet të jetë zgjedhja e të gjithëve për naten e Vitit te RI.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here