
Regjisori, aktori i njohur dhe producenti Mevlan Shanaj ishte i ftuar këtë pasdite në emisionin “Rudina”. Ai është padyshim një nga emrat më të njohur të artit me mbi 50 vite karrierë në aktrim.
Shanaj është i martuar me Natasha Lakon, shkrimtare, poete dhe skenariste dhe kanë dy fëmijë. Njohja me të ka qenë shumë e bukur dhe mjaft e veçantë.
Sot është një ditë e shënuar për Mevlanin, pasi është edhe 75-vjetori i lindjes dhe bashkëshortja Natasha i bën atij një suprizë që e përlot aktorin.
Burimi/RTV KLAN