Ka plasur një debat i zjarrtë rreth Teatrit: Ta prishim apo ta mbajmë godinën ekzistuese? Ta bëjmë apo të mos e bëjmë teatrin e ri? Mashtron qeveria apo mashtrojnë artistët? Dhe duket sikur gazetave u ka ardhur zogu në dorë për ta mbajtur vehten gjallë me këtë debat, i cili më duket si fortunë në gotë.
Nuk kam asgjë me pretendimet e artistëve të cilët meritojnë ta kenë një teatër dinjitoz, jo vetëm si godinë, por edhe si produkt që del prej saj. Sepse është gjëja më elementare që mund të kërkohet në këtë klimë antiart. Por, do të ishte mirë që këta artistë ta ngrinin zërin me të madhe për atë goditje të rëndë që mori teatri dhe bashkë me të edhe të gjitha artet e tjera në këto vite të ndritura demokratike.
Ku janë teatrot e rretheve sot? Godinat janë atje ku kanë qenë. Por pse nuk ka teatro? Ku janë Estradat, Ansamblet artistike, shtëpitë e pionierit, të cilat gëlonin nga aktivitetet e ndryshme të të vegjëlve? Ja ku i keni godinat, atje ku kanë qenë. Por ato tashmë janë të vdekura, në mos janë kthyer për biznese bananesh apo patatinash.
Te nderuar artistë. Ju dua dhe ju respektoj shumë në shqetësimet tuaja. Jam me ju për çdo shqetësim që ju mundon. Por, ju lutem shumë, teatrin nuk e bëjnë godinat. Teatrin e bëjnë artistët e vërtetë, aktorët, regjisorët dhe dramaturgët. Teatri shqiptar ka nisur në rrugë, në treg., në hapsira publike ku grumbulloheshin njerëz dhe i shikonin.
Kështu ka nisur teatri në Shkodër që nga viti 1840. Kështu ka nisur edhe në Tiranë, ku M. Popi e grupi i tij shkonin e mernin arkat te pazari për të ndërtuar një farë skene për të interpretuar. Nuk them që të kthehemi atje, por mendoj se nuk është godina ajo që e bën një teatër.
Teatri ynë sot mbahet mend për ata aktorë të mëdhenj që i dhanë publikut personazhe madhorë nga dramaturgjia jonë dhe ajo botërore. Askush nga publiku nuk kujton sot se si ka qenë salla apo godina në këtë kohë apo në atë kohë. Sot kujtohen rolet, kujtohet përkushtimi i atyre artistëve të mëdhenj për punën. si dhe dashuria me të ciën i priste publiku.
Që duhet një goddinë e mirë teatri, kjo nuk ka asnjë dyshim. Po, hezitimi i artistëve ka vite të tëra që po e mban në këmbë atë godinë që është ngritur me pllaka pupuliti dhe që vetë artistët e dijnë se çfarë kushtesh ofrohen brenda saj. Atje artistët ngrijnë prej të ftohtit, atje nuk ka kushtet më minimale për të punuar e krijuar. Atje bëhet arti me sakrifica të mëdha.
Ndërkohë që artistët tanë e meritojnë të kenë një teatër dinjitoz, i cili të përshtatet me zhvillimin e përgjithëshëm të kryeqytetit, dhe t’i përgjigjet shijeve të publikut artdashës. Hezitimi i artistëve ka një justifikim që lidhet me cuditë që kanë ndodhur e ndodhin në këtë vend, ku të vrasin natën e të qajnë ditën,. ku të mashtrojnë sy ndër sy pa u skuqur apo zverdhur nga turpi. Po, nuk besoj se një qeveri apo një kryeministër do të guxonte të merte përsipër një barrë jo të lehtë duke mashtruar, jo vetëm komunitetin e artistëve, por edhe mbarë opinionin artdashës.
Artistët nuk ka pse të mos pajtohen me ndërtimin e një teatri të ri, për të ruajtur atë të vjetrin. Por, ata nuk duhet të flenë mbi dafina për funksionalitetin e atij projekti të paraqitur. A i ka ai të gjitha hapsirat e nevojëshme, jo vetëm si sallë e si skenë, por, mbi të gjitha, si mjedise shërbimi të prapavijës së teatrit?
Kjo vlen për tu parë me gjakftohtësi, pasi më mirë se kushdo tjetër për këto, gjykojnë vetë artistët, madje vetë punonjësit e prapavijës së teatrit, mendimi i të cilëve është i domosdoshëm. Dhe unë mbetem në anën e atyre që thonë: të bëhet sa më shpejt një teatër dinjitoz, ashtu siç e meritojnë artistët tanë të nderuar.
Me fal po kush eshte ky Xhelin Aliu?!
Une di qe ka pasur nje aktor me emrin Xhelil Aliu por Xhelin??
Behet fjale per Xhelil Aliun dhe eshte regjisor dhe foles, jo aktor
Ne fakt une e kujtoj mire si ze radiofonik apo regjisor, por atehere sduhet te kete vend te aktoret shqiptare, ose duhet ti nderroni titullin grupit e ta beni aktoret dhe regjisoret shqiptare.. 🙂
Zoti Ilir, nese e shikoni kategorine ku jane postimet titullohet Artistet Shqiptare, keshtu qe ne flasin per te gjithe, per aktoret, regjisoret edhe skenaristet. Flm per mirkuptimin.