ÇMALLJE ME TAN MINARROLLIN!

0

 

 

Nga Ilir Kadia

Ndejta dy orë me Artan Minarrollin sot! Tek kinema “Millenium”! Më mori përdore dhe më kthehu 29 vjet mbrapa. Kish 5 vjet që kish vdekur daja i tij, Kujtim Spahivogli, Kadareja sa ish larguar për në Francë përfare, në verë ishin hapur ambasadat, burgjet sa nuk pëlcisnin nga të burgosurit, Shqipëria socialiste e kish gjithë inventarin të prishur ndërsa udhëheqja i trembej në palcë skenarit rumun dhe bënte çmos ti hidhte hi syve botës se po demokratizonte vendin!

Më çoj në një burg në veri, me siguri Spaçi, ku burrat e burgosur ngjanin të tërë si aktorë hollivudi! Pastaj më tregoi Kujtimin mes tyre! E ngjalla, tha, se kisha mall! Në burg do e futnin edhe të vdekur, ndaj! Pastaj çfarë do të ndodhë më Kujtimin?! Ti e di që e kam patur në Bërzhitë kur erdhi nga internimi në Fier! Kohën me dajën tënd, e kam patur universitetin e vërtetë! U bëmë shumë miq!Nuk e arriti demokracinë?!

Ah, tha Tan Minarolli, ti dashke të tregoj filmin deri në fund! Mundem por nuk më lë regjizori, Bujar Alimani. Tan Minarrolli më nxori nga burgu dhe më hypi në “Aro” me dajën. Shife tani Shqipërinë e vërtetë të fund 90’-tës se ti ke njohur më shumë atë që duartrokiste në Tiranë, tha Tani, dhe fiku dritat. Kur mbaroi filmi unë nuk po lëvizja nga karrigia e “Millenium”. Kujtimin e vranë rrugës për Tiranë.

Film i mrekullueshëm. Në çdo detaj! Shumë emocionues! -më thotë miku im Bislim Ahmetaj. Kam frikë se djemtë tanë nuk do ta besojnë se jeta në Shqipëri atë kohë ish kaq e tmerrshme! -tha ai duke psherëtirë. Dhe kanë të drejtë!-i thashë. Kaq pak sa flitet për të!

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here