Bushpepa kalon në finale, kualifikohet dhe Foureira

0

 

 

Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall”, ka mundur që të kalojë në finalen e Eurovizon.

Gjithashtu dhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare ka kaluar në finale.

Eleni Foureira  do të jetë një ndër këngëtaret që do të këndojnë në natën e fundit.

Eugent Bushpepa i treti sonte në Eurovizion, ka bërë një performancë të shkëlqyer të këngës “Mall”.

Bushpepa u ngjit në skenë i sigurt duke përcjellë emocion me këngën dhe vokalin e tij të veçantë.

Ai është pritur mjaft mirë nga publiku, të cilët duket se nuk ia kursyen aspak duartrokitjet dhe ovacionet.

Shpresojmë që ky të jetë një fillim i mbarë për Shqipërinë dhe Eugentin, duke i uruar fat në renditje.

 

Eugent Bushpepa ka ndezur skenën e Festivalit Europian në Lisbonë me këngën “Mall”. Përfaqësuesi i “Shqipërisë” në “Eurovision” dhuroi një interpretim mbresëlënës. Komentatori grek i ERT e quan zerin me te mire mashkullor te festivalit.

Eugent Bushpepa ishte i treti që u ngjit në skenë me këngën “Mall” në gjysmëfinale.

Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here