Bruno Shllaku (1957). Aktor, regjisor. Lindi ne Shkoder, me 3 shkurt. Eshte biri i regjisorit Lec Shllaku*, i martuar me aktoren Paskualina Shllaku (Gruda)*. Shkollen e mesme e kreu ne qytetin e lindjes. Fillimisht u aktivizua si amator, pastaj u terhoq nga teatri “Migjeni” si aktor profesionist. Ka luajtur 67 role, kryesisht te tipologjise dramatike ,tragjike dhe heroike.
Figura e tij me e realizuar ne kete teater eshte ajo e Palit ne dramen Gjaku i Arberit e Fadil Krajes *(1981) ku ai dalloi per fuqine ,temperamentin,epicitetin dhe tonet dramatike e tragjike ne trajtim qe i dha kesaj shembelltyre baladeske .Si cilesi te brendshme te aktrimit te tij vecohen: patosi romantik, forma epike e pershfaqjes, hiri skenik, shtati i hijshem prej heroi, temperamenti sanguin, thellesia e ndjenjes, ku here-here, pas vetepermbajtjes, arrihet edhe ne shperthime te befasishme emocionale.
Pas vitit 1992, emigori ne Greqi. U aktivizua aty si regjisor me nje trupe prej 6 aktoresh greke duke vene ne skene disa pjese. Ne vitin 2002 u kthye ne Shqiperi, duke luajtur si aktor apo duke realizuar disa projekte si regjisor. Nga pasionet dhe arritjet e tij eshte edhe recitimi i vargjeve te zgjedhura nga poezia shqipe, nder ta Fishta, Mjeda, Migjeni, Poradeci etj.