Birçe Hasko. Aktor, pedagog. Lindi ne fshatin Dukat, rrethi i Vlores, me 15 mars. Me 1961, mbaroi shkollen e mesme pedagogjike “Jani Minga”, punoi disa vite mesues dhe drejtor shkolle ne fshatrat Amanikaj, Nivice te rrethit te Tepelenes dhe poro te rrethit te Vlores, deri ne vitin 1965. Kreu studimet per aktor 1965-1969 ne Institutin e Larte te Arteve* dhe nga viti 1969 e ne vijim punon si pedagog i mjeshterise se aktorit ne Akademine e Arteve*. Ka kryer detyren e dekanit te Fakultetit te Artit Skenik* ne kete Akademi (1989-1994).
Ka interpretuar role kryesisht te planit komik net eater, si Milo Tafanin ne komedine Shi ne plazh, 1983, e Teodor Lacos*, Abaz Kola ne komedine Shtepia me dy porta, 1984, e Ruzhdi Pulahes*, Shazo ne dramen Familja e peshkatarit, 1984, e Sulejman Pitarkes* etj.
Natyre vetiu qe mundeson aspekte “komike” dhe “fshatarake” (nga vete menyra e reagimeve, fizionomia, te folurit etj.), ai nderfuti ne rolet e tij net eater nje qasje interpretative te vecante, vetjake,veshtire te perseritshme sa i perket ojnave dhe pershtatjes. Individualiteti i tij u formesua me se tepermi ne kinematografi, posacerisht ne role te dyta e qe njemendesojne tipa et vecante, me nje origjinalitet plastic e foljor te shprehur ne menyre te kendshme.
Ka realizuar 32 role, ku spikat ne filmat Kur zbardhi nje dite, 1970, (ballisti Sulo), Malet me blerim mbuluar, 1971, Njeriu me top, 1977, (Tosun Baci), Koncert ne vitin 1936 (Tellalli), Radiostacioni, 1979, (Mete Aliu), Dhe vjen nje dite, 1986, (daje Alushi), Perralle nga e kaluara, 1987, (plaku i serte), Shkelqim i perkohshem, 1988, (babai), ku ka fituar cmimin e dyte ne festivalin e filmit; Parullat, 2000 (Sekretari i Partise), I dashuri armik, 2005 (tregtari cifut) etj.
Loja e tij pershkohet nga ndjenja e nje humori te cliret, spontan; eshte aktor qe skicon karaktere te gjalla, tipa popullore, origjinale, me nje prerje shpesh burleske, plastikisht i vecante, me mimike shprehese, i mevetesishem e spontan ne gjeste, me ndjenjen e kudogjendshme te ritmit te brendshem dhe te vertetesise.
Portreti dhe nuri komik, ojnat, te folurit tejet konkret e shpotites, prania gjerazi e intonacioneve foljore te zhargonit te laberishtes, menyra e sjelljes ndaj rolit, marredheniet e natyrshme me dhe perballe personazhit tjeter (shpesh si me “karshillek”, e llojit “mburracak”), vertetesia e komunikimit me partnerin ne loje, jane cilesi te tjera te vleresuara te aktrimit te tij.
B. Hasko ka gjithashtu nje pune te gjere si pedagog ne pergatitjen e studenteve per aktore duke inskenuar shume etyde, fragmente, si dhe 18 vepra dramatike te plota. Me 13 nentor 1989 i eshte dhene titulli “Artist i merituar”. Me 10 prill 1995, ka fituar titullin universitar “Profesor” dhe me vone titullin “Mjeshter i madh”.