I ka dhënë aq shumë këngës popullore shkodrane por edhe repertorit të muzikës popullore shqiptare, mirëpo këngëtari i mirënjohur Shyqyri Alushi, sot nuk ka mundësi të blejë as ilaçe.
Nuk është hera e parë që artistët, pavarësisht kontributit të tyre të vyer, jetojnë në varfëri e mjerim.
Shyqyri Alushi prej 10 ditësh ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Familjaret e tij bëjnë apel për shtetin që të tregojë më shumë vëmendje e kujdes për shendetin e këngëtarit.
I biri thotë se ndonëse bluzat e bardha kanë treguar kujdes, ata kërkojnë që ilaçet të blihen vetë nga familjarët.