Bexhet Nelku (1937-1970)

0

Bexhet Nelku (1937-1970). Aktor. Lindi ne Tirane, me 6 qershor. Pasi mbaroi liceun artistik “Jordan Misja”* vijoi studimet ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”* (1959-1963) ne Tirane. Fill pas studimeve filloi pune ne Teatrin Popullor*. Spikati qysh student, si aktor i shumanshem, qe luante edhe komedine edhe tragjedine, qe misheronte edhe role karakteresh, edhe role heronjsh (protagoniste).

U be shpejt i njohur me rolet: Zeneli te komedia Pas vdekjes e A. Z. Cajupit*, 1962; Kronstadi te drama Shtepia e kukulles e Ibsenit, 1963; Benedikti te komedia Shume zhurme per asgje e Shekspirit, 1963 etj. B. Nelku ishte aktor me bote emocionale te pasur, i thyeshem, mjeshter i fjales artistike, perdorues racional i mjeteve teknike , me nje plastike te zhdervjellte e sy shprehes. Punoi gjithashtu si pedagog i fjales artistike ne Institutin e Larte te Arteve, ne vitet 1968-1970. Ishte nje nga aktoret me moderne te kohes per sa i perket perdorimit te mjeteve shprehese dhe nje psiko-teknike te perpunuar ne berjen e lojes.

Ka lene nje varg figurash artistike ne teater, por ato qe dalluan me shume dhe u vleresuan nga kritika e kohes ishin Muhameti ne dramen satire Fytyra e dyte e Dritero Agollit* (1968), ku pershfaqi natyren egoiste, ambicioze e mburravece, saje nje qendrimi te holle ironik qe buiste gjithandej rolit; oficeri SS ne dramen 20 ditet e Fadil Pacramit* (1969), ku spikati sidomos temperamenti shperthyes, perqendrimi dhe ritmi i larte, me nje ndertim mjeshteror te diagrams se veprimit me fjalen; normisti ne dramen Ngjarje ne fabrike e F. Pacramit (1969), ku ra ne sy ravijezimi i nje karakteri original, i njeriut servile qe humbet dinjitetin dhe behet vegel e “shefit”; Nuredini ne komedine groteske I pazevendesueshmi e Qamil Buxhelit* (1970), ne te cilen beri pershtypje eleganca e interpretimit brenda trajtave te zmadhuara e groteske te personazhit.

Sado qe pati nje jete te shkurter artistike, as 10 vjet, ai la pas figura origjinale, te te cilat fuqia aktoriale ne njemendesimin e tyre mberriti ne vlerat me te larta e me cilesore te kohes, perpuqur shembellimeve skenike realiste. B. Nelku ka luajtur edhe ne disa filma, si”: Aleksi te Vitet e para, 1965; mesuesi tek I teti ne bronz, 1970; kapiteni gjerman te Kur zbardhi nje dite, 1970, duke skicuar tri karaktere interesante. Vdekja e shpejte dhe e papritur e preu ne mes udhen e tij te sigurte drejt nje karriere te begate. Mban titullin “Artist i Merituar”.

Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info,  dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here