Besim Kurti (1949) Regjisor, aktor, drejtor ekzekutiv. Lindi ne Tirane, me 16 tetor. Kreu studimet ne Institutin e Larte te Arteve per aktor, me 1972 dhe filloi punen ne kinostudion “Shqiperia e re”, fillimisht si asistent regjisor per filmat dokumentare. Bilbili i Laberise ishte filmi i tij i pare dokumentar (1977).
Pas disa filmave te njohur si asistent regjisor, si : Tinguj lufte, Pas gjurmeve, Perballimi, Njeriu me top, Ne shtepine tone, Ne fillim te veres, Gjurme ne kaltersi, Kolonel bunker, L’ Amerika (ky i fundit i kineastit Italian Xh. Amelio), B. Kurti xhiroi ne menyre te pavarur si regjisor filmin Ne pushimet verore (1982, bashkeautor me D. Thana (Koci)* dhe me vone, i vetem, filmin Mondi dhe Diana (1985). Filma te tjere te tij jane: Kemishet me dylle (1987), Tre veta kapercejne malin (1988), Fejesa e Blertes (bashkautor me I. Zhabjakun*), 1984, Bardhesi, 1986, Djali elastik, 1989 etj.
Ne optiken tematike te filmave te tij jane me te ndjeshme ato qe lidhen me boten e femijeve dhe formimin shpirteror te rinise, problemet e larme qe shfaqen te keto dy kategori sociale ne nje shoqeri qe pretendon referenca morale dhe modele te perkryera, ne perputhje me kohen dhe substratin e saj politik, duke cmuar sakaq edhe dinamiken e brendshme te zhvillimit psikologjik te tyre, nevojen per progres, virtyte etj. Pas vitit 1990 ka punuar si drejtor ekzekutiv ne mjaft filma si dhe nendrejtor teknik administrativ i Teatrit Kombetar.
Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info, dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.