Besa Imami (1928-2014). Aktore e teatrit. Lindi ne Gjakove te Kosoves, me 8 gusht. Eshte nga te paktat aktore femra e aktiizuar ne Teatrin e Shtetit*, sot Teatri Kombetar, qysh ne vitin 1946, nje vit me pas themelimit te tij. Kreu aty kursin 2-vjecar per t’u kualifikuar si aktore. Ka luajtur rolin e Donika Kastrioitit ne filmin e perbashket shqiptaro-sovjetik Skenderbeu, me 1953.
Ne Teatrin Kombetar ka qene nder aktoret e mira dhe me individualitet, kryesisht per rolet dramatike dhe epike, si: Gjinevra te drama Rrenje te thella e Xhejms Gou dhe Duso, 1949; Gana Lihta te drama Komploti i te denuarve e Nikollaj Virta, 1950, regjsior Pandi Stillu* (me kete rol u poq si aktore), Oksana te drama Fundosja e skuadres e Korneicukut, 1959; Tatjana te drama Armiqte e M. Gorkit, regjisore Zina Andri*; Ermira te drama Mbi germadha e Fadil Pracimit*, 1964, regjisor Andrea Malo*; Lokja te drama Cuca e maleve e Loni Papes*, 1967; nene Zyraja te drama Bashke me agimin e Kole Jakoves*, 1976.
Ka interpretuar mbi 80 role ne shfaqje te ndryshme. Dallohet per energjine dhe ndjeshmerine e saj natyrale; ka nje institute te mprehte dhe ben nje loje pergjithesisht te tipit personal, ku ndihen not ate forta nervozizmi e vrullimi psikik. Fillimisht luajti personazhe lirike e romantike, vajza te dashuruara, te thjeshta e te pafajshme. Me vone, me krijimin e profilit te saj aktorial, u be me e pershtatshme per te luajtur personazhe te rrembyera, me se shpeshti gra cinike, autoritare, nena te lenduara e te pervuajtura, personazhe femrash te ndrydhura qe kerkojne personalitet, sikunder edhe perfaqesuese te ashpra te pushtetit, me vullnet te palekundur e sanguine.
Tipa te tille u pane ne nivelet me te mira artistike posacerisht te roli i Gonerilles ne tragjedine Mbreti Li rte Shekspirit (1964), i Lajes ne dramen Lulet e sheges te K. Jakoves (1974) etj. Ne vitin 2004 ne moshen 76-vjecare, luajti gruan malesore ne pjesen Streha e te harruarve e R. Pulahes* ne skenen e Teatrit Kombetar. B. Imami bie ne sy per forcen dhe ndjeshmerine. Plastikisht loja e saj eshte e vetepermbajtur, kurse ne menyren e te sjellurit ndaj figures zene vend flukset dramatike dhe melodramatike, ndaj dhe pelqen qe ta drejtotje lojen drejt reagimeve prekese.
Keshtu ka vepruar ne rikun e bebes te drama Monserati e Roblese (1976), ndersa te Sanie Hanemi ne dramen Shenomeni dhe mua te Hamza Minarollit* (1976), qe cmohet nga interpretimet me te gjalla te saj, terheq vemendjen natyra e thuket emocionale, jo rrallehere nevrotike, madje edhe brufulluese. B. Imami parapelqen kalimet e buta nga tonimet dramatike tek ato patetike; ose nga ato meditative e psikologjike te shefrimet lirike. Mban titullin Artiste e merituar