Behije (Çela) Levonja. (1925-1999). Aktore e teatrit. Ka lindur ne fshatin Xibrake te rrethit te Lushnjes, me 16 mars. Luajti per here te pare me 1937 ne pjesen Zonja Piret. Pas ardhjes ne Tirane me 1938, punoi si kengetare ne “Radio Tirana”.
Ne vitin 1940 shkoi ne Itali per te vazhduar studimet, fillimisht ne “Centro experimentale dhe me pas ne konservatorin “Rossini”, ne degen e kantos ne Pezara. Qendroi aty deri ne vitin 1943, kur u kthye serish ne Shqiperi.
Pas pjesemarrjes ne disa koncerte si kengetare, u aktivizua ne grupin teatror te drejtuar nga Mihal Popi dhe me 1944 hyri ne Shkollen Dramatike si aktore, duke qene nje nga themelueset e Teatrit te Shtetit, ku punoi vijimisht derisa doli ne pension ne vitin 1977.
Ishte bashkeshortja e besim Levonjes. Roli i pare i saj ne skenen e ketij teatri ishte ai i Bernardes ne komedine Topazi te M.Pangol, me 1945. Ka interpretuar mbi 90 role ne teater, nder to u shqua te nena ne pjesen Leonida, me 1947, Zonja Zhudren ne komedine Borgjezi fisnik e Molierit, me 1966 etj.
I paharruar ka mbetur interpretimi i saj ne rolin e Hajries, gruaja e Qazim Mulletit, ne komedine Prefekti te B.Levonjes, si ne versionin e vitit 1948 me partner aktorin Mihal Popi, ashtu edhe ne versionin e vitit 1973 me partner aktorin Robert Ndrenika.
Me kete rol ajo krijoi tipin e gruas injorante, brutale e mburravece duke perdorur me shije forma te groteskut, elemente te shpotise dhe te karikaturizmit te personazhit ne zmadhimin komik te ceneve dhe dobesive te tij. B.Levonja u shqua edhe si nje interpretuese me plot humor ne emisionin Ora gazmore te “Radio Tiranes”, drejtuar nga B.Levonja, ku luante rolin e Ishes nje tip me fizionomi te theksuar popullore, madje krahinore nga rrethi i Tiranes.
Ne kinematografi luajti disa role te dyta si: gruaja borgjeze, nena e Spahiut etj. B.Levonja ishte aktore me vesk e nur komik si dhe nje ndjenje te spikatur. Ajo aplikonte shpesh format groteske, ato fareske, elementet e lehte te humorit, deri edhe trajta e ravijezime karikaturizuese ne misherimin e personazhit, por gjitheherit duke luajtur ne menyre te natyrshme, organike, me vertetesi. Mban titullin “Artiste e Merituar”.