ATY,TEK BAR-KAFEJA BUZËQESHJA KA MBETUR…

0

 

 

Aty,tek bar-kafeja imazhi yt ka mbetur,
ende në tavolinë derdh lotë një filxhan,
buzët e tij kamarierin pyesin heshtur,
-Ç’u bë ai burrë,u bë kohë se kemi parë?!

Eh, dorë e tij mbi bastun rri mbështetur,
dhe syri me mall,puth lehtë çdo kalimtar,
padashur ndonjë lot e tradhëton heshtur,
kur shohin tavolinën,loti thotë;Jam gjallë!

Aty, tek bar-kafeja, imazhi yt ka mbetur,
ende mbi tavëll,cigarja digjet ngadalë,
gjurmët e gishtërinjve mbi të s’janë tretur,
se ti,vjen agimeve kur lind rrezja në mal.

Aty,tek bar-kafeja,buzëqeshja ka mbetur,
dhe zëri melodioz,si tingull në një kitarë,
metrazhi filmik ende therret pareshtur,
“Ç’u bëre,Demir Hyskja,s’rrimë dot pa të parë”!

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here