Astrit Mamaj (1962)

0

 

 

Astrit Mamaj. Aktor. Lindi ne Durres, me 14 mars. Kreu Institutin e Larte te Arteve, me 1987, dhe qe nga ai vit e ne vijim eshte aktor i teatrit “Petro Marko” te Vlores. Ka luajtur shume role kryesore, nder et cilet Leonadro te Muri i heshtjes e Paolo Messinas (1990), Iliri te Sos ne hotel e Ferdinand Hysit (1991), konstruktori te Sakrifica sipas romanit Ura me tri harqe e I. Kadarese (1997), tjetri te Jashte dere e Volfgang Borhet (1993), heroi te Para semaforit e F. Hysit (1999). Rolit te Micares tek Oh, veshkat e mia e Babis Cikliropulos (2003) i dha nje dimension human, duke harmonizuar shpirtin e cliret dhe te dhimbsur me vetironine dhe shpotine e nje bredharaku moskokecares.

 

A. Mamaj priret kah komedia, me se shumti duke operuar me planet e ironise e te shpotise sikunder shihet te Paflagoni te Kaloresit e Aristofanit (2005), Kroci te Korrupsion ne pallatin e drejtesise e Ugo Betit (2005), Vatleni te Pak i martuar e Zhorzh Fejdose (2006). Me rolin e Algernon Mokrif ne komedine Rendesia per te qene Ernesto e O. Uajlld (me nentitull Rendesia e te quajturit… i ndershem!) fitoi cmimin “Aktori me i mire” ne Festivalin e Aktrimit “Apollon” 2007 ne Fier, ku shfaqi nje temperament dinamik dhe nje te vetendjere te sakte, perputhur asaj cka ofronte vepra dhe stili i autorit, duke krijuar nje karakter te mevetesishem, njeriun e shpenguar, aventurier, te hapur, te mprehte e inteligjent.

 

Me Anikun te Vrasesit i lame pas e Teodor Lacos u nderua me cmimin e “Aktorit me te mire” te “Flaka e Janarit” (2008), Gjilan, Kosove, me te cilin u mesoi aneve te vrazhda, tinezare dhe agresive te njeriut te kulisave dhe pushtetit okult masonik. A. Mamaj eshte aktor qe leviz ne dy planet, komike dhe dramatike, jo rralle edhe lirike.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here