Astrit Çerma mesazh prekës për shuarjen e Xhevdet Ferit/ E vërteta e dhimbshme që tregon

0

 

 

Ndarja nga jeta e aktorit të mirënjohur Xhevdet Ferri preku zemrat e të gjithë shqiptarëve. Mes shumë komenteve dhe reagimeve në rrjete sociale, mjaft prekës është edhe mesazhi i aktorit Astrit Cerma, një nga ikonat e artit shqiptar.

Në një postim në rrjetet sociale, Cerma ndër të tjera shkruan se ky lajme ka tronditur, ndërsa shton se përmes postimeve të miqve të afërmve dhe kolegëve, njohu një “Xhotë”, sikurse quanin mes miqsh, me shumë dashuri.

“U largua Xhevdet Ferri. Që në mëngjes ky lajm,sinqerisht më tronditi. Desha të hidhia diçka në f.b. por.

Gjithmon i kam dashur dhe respektuar njeriun për ato veti e cilësi ku tek njeriu kam zbuluar njeriun.

Në këtë drejtim,të them të drejtën me Xhevdetin nuk kam mundur.. Sado që u përpoqa të kujtoj me Të,një ngjarje,një takim,një kafe,një përshëndetie,një fjalë, mjerisht,nuk munda e nuk munda.. Nuk munda sepse asnjëherë,siç duket,as rasti e as domosdoshmëria nuk na kan afruar pran njeri tjetrit.

Ndaj,heshta.

Heshta sepse, sidomos e sidomos në të tilla raste,po ti keni vëne re,mua nuk më ka pëlqyer dhe nuk më pëlqen të stampoj fjalë memoriale dhe të rendis statistika..

Unë nuk doja të shkruaj “diçka” për Xhevdetin artist, sepse si artist e njeh gjith Shqipëria e më tej,por..për Xhevdetin njeri,mik e shok,..Xhotën..siç e thërrisnin të dashurit e afërt të tij..

Ndaj..Heshta edhe ndoqa me vëmëndie ato çka shkruajtët dhe hodhët ju të dashur të njohur e të panjohur në f.b,për Xhotën. Lexova dhe..

Ai çuditërisht,falë jush,në këtë largim më erdhi tepër i afërt dhe tepër i dhimbshëm:

Me atë moshë..Me atë dashuri të parë e të fundit për gruan e tij..Për vajzën e ti..Për të dashurit e tij.kolegët,shokët dhe miqtë.. Për skenën dhe ekranin. Për spektatorin.. Për artin..”-shkruan Astrit Cerma.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here