
“Më kujtohet në ato vite kur u vendosën televizorë nëpër ndërmarrje e institucione, ne në institutin e Arteve ndiqnim pothuajse çdo natë RAI-n.
Një natë, i madhi i asaj kohe Mike Bongiorno, në një nga programet që drejtonte dhe, që në mos gabohem, quhej “Pyetje për të gjitha”, bëri 3 pyetje që çuditërisht kishin lidhje me Shqipërinë.
– Cila është ajo krahinë në një vend europian, nga e cila une kam “vjedhur” mbiemrin…?
U thanë shumë e shumë përgjigje por të tëra të gabuara. Ne fund Mike Bongiorno dha përgjigjen e saktë:
– Eshte krahina “Mirdita” në Shqipëri.
– Kush është përkthyesi me i madh i Shekspirit për kombin e vet?
U tha për një gjerman, për një anglez nga anglishtia e vjetër, për një…
Mike Bongiorno: – Jo, jo…Është shqiptari Fan Noli…
Dhe përmendi si shembull monologun e famshëm të Hamletit si dhe vargjet:
“Thuaj yjet s’janë zjarr..
Thuaj bota u shua..
Thuaj jeta eshte varr..
por mos thuaj qe s’te dua”…
Ai shtoi: – Ky nuk është përkthim, është krijim i Fan Noli. Vete Shekspiri do ta kishte zili..
Pyetja e trete kishte të bënte me këngetaren e madhe të asaj kohe Caterina Caselli dhe me këngën hit të saj “Xhovane, xhovane”..
– Cila nga këngetaret në botë do ta këndonte këngen “Xhovane” me bukur se Caterina Caselli …?
Përgjigjet ishin rreth një niveli këngëtarësh që trondisnin skenat e botës, por Mike Bongiorno vazhdimisht i hodhi poshtë deri sa shpërtheu:
– Këngetarja që do ta këndonte më bukur këtë kënge është shqiptarja Vaçe Zela!
Salla mbeti… Nje qetesi e çuditshme.. Mike Bongiorno në atë qetësi shtypi butonin e magnetofonit dhe ne sallë shpertheu “Esperanca”… ..
Ajo qetësi e çuditshme në të gjithë auditorin, për të gjithë te ftuarit dhe më tej e më tej deri tek ne që e ndiqnim nga ekrani u kthye ne qetësi… ëngjëllore.
Këndonte Vaçe Zela…”
Astrit Çerma