Artistit, animator, regjisor Gjin Varfi

0

 

 

Gjin Varfi, piktor, regjisor. Lindi ne Tirane me 14 maj 1954. Studioi ne ILA, Tirane per skulpture monumentale. Fillimisht punoi ne TVSH, ne Institutin e Monumenteve te Kultures dhe me pas ne 1984 ne seksionin e filmit vizatimor ne Kinostudio. Po ne 1984 realizoi filmin e pare si piktor “Perparesja e bletes” nen drejtimin e Vlash Drobonikut.

 

Me 1986 realizoi filmin e pare si regjisor dhe piktor “Si beri gjeti” dhe me vone “Kercuri”, 1987, “Lekura e luanit” 1989, “Pas nje zenke” 1990, “Mikesha” 1991, “Djali dhe Ofi” 1993, etj deri ne filmin e tij te fundit “Mekatari” 2010.
U vleresua me Medalionn e Festivalit te 6 te filmit vizatimor e dokumentar per realizimin e vizatimeve dhe animacionit te filmit “Zogu pushbardhe Seria 5”, Vlash Droboniku, 1985

 

Gjin Varfi u mor edhe me studimin e stemave te qyteteve, Heraldiken shqiptare. Me hulumtimet e tij zbuloi stema te periudhes mesjetare dhe duke u mbeshtetur ne pervojen shqiptare dhe te huaj filloi te rindertonte stema te qyteteve tona te lashta ose bashkekohore si edhe stema te bashkive apo shoqatave te ndryshme. Me 1990 realizoi “Simbolin heraldik te principates se Arbrit”.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here