Artisti i Merituar Zef Deda (1950)

0

Zef Deda (1950). Aktor. Lindi ne Shkoder, me 27 korrik. Ka mbaruar Teknikumin e Ndertimit. Qysh 16 vjec u aktivizua ne estraden e hidrocentralit te Vahut te Dejes drejtuar nga Gjosho Vasia*. Ne vitin 1973, filloi pune si aktor profesionist ne Estraden e Shkodres, ku vijon te punoje edhe sot. Z. Deda eshte vleresuar me shume cmime per rolet e tij te bukura dhe ne vitin 1988 fitoi cmimin si “Aktori me i mre i humorit” ne Shqiperi.

Cilesohet si aktor me nje humor te shpenguar, plot nur e finese; zoteron nje plastike te zhdervjellet, shfrytezon me efektivitet gjestin komik, sidomos imitimet dhe pantomimen. Jane beret e njohura tek artdashesit shume nga figurat e tij karakterizuese. Kunati i shokut Xhema (komedia e shkurter homonime e Paulin Selimit*) eshte nga realizimet birlante, me te cilin ai krijoi nje karakter origjinal.

Loja te fale kenaqesi estetike, posacerisht tallja qe i ben aktori vesit te mburrjes se njerezve bosh, pa vlera e parasite, qe shfrytezojne ne menyre spekulative e te pamoralshme autoritetin ekzekutiv te te afermve te tyre. Po keshtu, rolet e tjera, si: Kola i dritave, kusheriri nga Amerika, sikurse edhe imitimet e Carli Caplinit, kupletet e tij plot shpoti etj. Ne rolet e shumte qe ka luajtur, Z. Deda perdor nje larmi hollesish komike, gjetje befasuese, nje ritem te larte, te papritura te kendshme, duke u pershtatur natyrshem me situatat kontradiktore te personazhit.

Ka aftesi te shprehura vokale muzikore, cka e kane ndihmuar per te luajtur me shkathtesi ne disa zhanre te veshtira te teatrit te varietese si eshte kupleti i muzikuar, parodia; po ashtu luajtja ne instrumente te ndryshme muzikore, gjithnje ne sens humoristik dhe perputhur roleve qe misheron, e shtojne efektin komik te lojes se tij sikurse deshmojne, nga ana tjeter, dhuntite e shumta gjegjese ne lamite e humorit etj. Mban titullin Artist i Merituar.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here