Artisti i Merituar Ndricim Xhepa (1957)

0

 

 

Ndricim Xhepa (1957). Aktor. Lindi ne Tirane, me 21 janar. Eshte dajli i “Artistes se Popullit” Margarita Xhepa*. Pas mbarimit te studimeve per aktor ne Institutin e Larte te Arteve*, me 1979, filloi punen si aktor ne Teatrin Kombetar*. Vitet e para te karrieres se tij ishte ne kerkim te individualitetit te vet artistik, rendom jo te suksesshem, por me pas, nga fillimi i viteve ’80, sidomos ne vitet ’90 e me tej, ai u be nje nga aktoret me te spikatur te planit dramatik e psikologjik.

Ne teater ka inerpretuar rreth 35 role, nga te cilat vecohen: Arseni te drama Nen dritat e skenes e Ruzhdi Pulahes*, Prometeu te drama Prometeu e Viktor Eftimiut*, per te realizuar me pas figuren pasionale te Romeos te tragjedia Romeo dhe Zhuljeta e Shekspirit, te cilen e paraqiti brenda toneve lenduese, te dhimbshme, por edhe te zymta e konfliktuale, nje perballje tragjike me fatin, veten dhe mjedisin armiqesor, si ithtar kokekrisur i lirise dhe dashurise, aq edhe si nje i perndjekur nga “hija” dhe obskurantizmi i pushtetit okult qe ofronin kodet e vjetra.

Ne vitin 1995 interpertoi rolin e Fernandos te drama Fernando Krafti me ka shkuar kete leter e T. Dorstit, me te cilin arriti nje nga pikat me te larta te karrieres se tij aktoriale, duke i dhene fryme nje personazhi kompleks e kontradiktor, qe vuante dyzimin e vet ne raportet me gruan, i renduar nga paragjykimet, tjetersimi, pre e krenarise se tepert e shkaterruese, nga njera ane, dhe perkushtimit, dashurise se “pathene”, xhelozise, tjetersimit vramendes, nga ana tjeter. Ne vitin 2002 luajti Dorianin te Portreti i Dorian Grejt e O. Uajlldit, duke bere te dukshem dypalesine, kontrastin dhe konfliktin rrenues midis bukurise fizike dhe asaj shpirterore.

Me rolin e Xhejmsit te komedia  Lirie Kapitulli i dyte e Nail Saimonit  ndryshoi formatin dhe theu modelin e parapelqyer te tipave te tij te deriatehershem, duke kerkuar shprehesi tashme ne  rrafshin e komikes dhe lirikes ,me perdorim e mprehte dhe elegant te qasjeve kunderthenese ,sikurse edhe nje plastike  mevetesuese. Te drama Closer (Pak me afer), 2005 , ai deshmoi perpos ndjeshmerise dhe pezmit te fshehte ndaj vetes dhe te tjereve, edhe nje sens te holle ironie, sarkazme kundrejt raporteve te veshtira e kontradiktore ne dashuri.

Ne krye te dy vjeteve  realizoi edhe dy role, ku mjeshteria artistike ngjan se arrin ne apogje:1)me rolin e A-se te pjesa Per nje fjale goje (2006) e Natali Sarrot shperfaqi aftesine e shfrytezimit maksimal te heshtjeve ,vemendjen dhe perqendrimin e larte psikik, sikunder edhe nje plan te dyte te perpunuar imitesisht ;2)me rolin e Astrovit Daja Vanja (Xhaxha Vanja) e Cehovit (2008) ne ‘’Teater Kronos’’, ku ne perputhje me konceptin burlesk te vepres prej regjizorit maqedonas Slobodan Unkovski, jetesoi pezmin shpirteror te intelektualit rus ne formen e bjerjes apo ‘’talljes me vetveten’’, pra nen nje veshtrim te thuket shpotites ,duke e rikuptimesuar endrren e thyer te njeriut nepermjet nje situate, me se shumti komike e sarkastike, sikunder vuri ne spikame gjithashtu pamundesine e lumturise ne rrethet e mbyllura, groteske dhe vetevrasese te provinces.

 

Me 2007 luajti rolin e Ilirian Demit ne dramen Korbi i bardhe  e Mihal Luarasit ,*ku rishtazi u pershfaq natyra komplekse dhe me disa rrafshe e lojes se tij, sa e qete ne dukje po aq e vrullshme ne thellesite e saj shpirterore . Gjate viteve ’90 ka interpretuar role protagonistesh edhe ne produksione te pavarura. Nje karriere te suksesshme ka pasur N. Xhepa ne kinematografi. Ka interpretuar rreth 30 role kryesore , duke qene nje nder aktoret me te pelqyer e me ne ze per shume vite radhazi.

Terhoqi vemendjen per lojen e kahut psikologjik ne rolin e Fredit ne filmin Hije qe mbeten pas (1982), me te cilin jetesoi tronditjen dhe vuajtjet e shkaktuara nga tjetersimi, hipokrizia dhe trysnia ndaj pershfaqjes lirisht te personalitetit ne nje familje te bjerrur nga interesat meskine dhe pandershmeria. Ne vitin 1988 misheroi me dramacitet rolin e Tomes ne filmin Flutura ne kabinen time, ku paraqiti tipin harrakat e moskokecares te nje shoferi te ri, i cili, ne nje rrethane krimi te bere pa dashje, pas nje tronditjeje e reflektimi te thelle, rikthehet ne thelbin e mire te tij dhe mbaresohet.

Perjetimi emocional  pas aksidentimit ishte i nje kahu dramatik  trondites. Dhjete vjet pas ketij roli, me 1998, mberrin ne nje nga figurat te realizuara, me komplekse, me rrafshe te larmishme interpretative e kundershti te forta emocionale, sikurse qe ajo e Alush beut ne filmin Dasma e Sakos. Aktrimi i N. Xhepes  eshte i kahut psikologjik e dramatik, me nje temperament rendon shperthyes, me nje  sy zhbirues, me fjale, gjeste e mimike tek e cila shfaqet e mbartet nje mendim dhe nentekst i lexueshem bukur mire.

Ai vendos nje drejtpeshim te qarte e te mirestudiuar  midis proceseve racionale me atyre emocionale, i prirur ngahere drejt motivimit te  brendshem te veprimeve qe mbartin e reflektojne peshtjellimet shpirterore te personazheve, duke ndertuar diagrama te sakta temporitmike te ecurise se tyre tashme ne kushtet e skenes dhe konceptimeve regjisoriale.

 

N. Xhepa mbetet nje nga ‘’nikoqiret’’ e fjales, asnjehere nuk e shperdoron peshen dhe vendin e saj, perkundrazi  e shfrytezon maksimalisht domethenien semantike, poetike dhe emocionale te saj. Cka eshte tejet e dukshme dhe sakaq shfaqet edhe si nje nder cilesite me te vyera aktoriale te tij, eshte qartesia e perspektives se mendimit; kjo u jep trajte, udhe dhe logjike gjithe veprimeve te aktorit dhe ka ruajtur te paprekur kompleksitetin e figurave te jetesuara ne gjasat me pozitive te tyre.

Eshte tri here fitues i  Kupes per ‘’Aktorin  me te mire ‘’ne Festivalet e Filmit ne vitet 1987, 1989 e 2000 dhe dy here fitues i  cmimit ‘’Aleksander Moisiu’’per ‘’Aktorin me te mire ‘’ne Festivalin Kombetar te Teatrit me 1986 dhe 1995. Mban titujt ‘’Artist i Merituar ‘ ,dhe ‘’ Mjeshter i  Madh i Punes’’.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here