Artisti i Merituar Anastas Kristofori (1943)

0

 

 

Anastas Kristofori (1943). Aktor. Lindi ne fshatin Vuno, Vlore, me 28 nentor. Institutin e Larte te Arteve, dega e drames, e mbaroi ne vitin 1970 dhe fill me pas u emerua aktor ne Teatrin Popullor* derisa doli ne pension me 2003. Spikati qysh student me rolin e Karandishevit ne dramen Vajza pa prike te N. Ostrovskit (1970).

 

Dhuntite e tij per te karakterizuar figura origjinale, te shoqeruara nga nje sens humori, nga fjala konkrete si dhe nga ndjesia e vertetesise, i dhane shansin per te qene aktor i parapelqyer ne shume nga shfaqjet e Teatrit Kombetar, si Familja e peshkatarit (Vehipi), Duke gdhire viti 45 (Jaku), Shenomeni dhe mua (fshatari), Komunistet, Nen dritat e skenes, Shkallet, etj.

Nje nga rolet e njohura te tij ishte ai i drejtorit ne komedine Pallati 176 e A. Balashit*, i cili vijoi me tutje ne dy seri televizive te shkruara nga I. Bezhani*, vazhdim i kesaj komedie, por tashme me fatin e ndryshuar te personazheve ne rrethanat qe u krijuan pas shembjes se diktatures.

 

Qesendia, ironia ndaj tjetrit, nga njera ane, dhe pezmi dhe deshperimi ndaj vetes dhe fatit, nga ana tjeter, u gershetuan me nje ndjenje te holle humori, me dhenien pa sforco te komikes ne misherim e ketij roli.

Ne kinematografi ka luajtur 7 filma, prej tyre me i realizuari dhe me i ploti ishte roli i ekonomatit ne filmin Lulekuqe mbi mure (1976). A. Kristofori ishte nje nder recituesit pasionale e te suksesshem te poezise shqipe. Pas viteve 90 ka qene per nje kohe edhe drejtor i Teatrit Kombetar. Mban titullin Artist i Merituar.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here