Arqile Lipe (1949). Aktor. Lindi në Fier më 17 Shkurt. Spikati qysh në Lëvizjen Amatore të qytetit, por profilin e tij artistik e konsolidoi ne Estradën e Fierit*, qysh kur u emërua aty si aktor profesionist në vitin1971.
Ka një mimikë shprehëse, e planit komik. Gjestikulimi i tij është i shkathët. Përdor forma burleske,me zmadhimin e një tipari komik.Po ashtu, në aktrimin e tij bie në sy bufonada, karikaturizimi i tipave, zhdërvjelltësia plastike. Është një nga kupletistët dhe parodistët e hijshëm të teatrit të estradës.
Është bërë i njohur posaçërisht në një nga interpretimet e tij më të spikatura bashkë me aktorin Todi Llupi*, parodinë Do martojmë Malon,më 1982.Të shumta janë rolet e tij, kryesisht në komedi me një akt, në skeçe,parodi, kuplete, monologë, pantomina, dialogë etj.
Rolet kryesore:Fshatari te Një shkrimtar në kullë, zv/ministri te Bashkëfshatarët, kryeplaku tek Anekdotat e humorit popullor, brigadier te Kontakte dhe Izolatorë(1984), punëtori te Kënga e Gjyles(1985), Llazi te Rexhua ka thirrur rojet(1987), fshesaxhiu te Plakemi me hallet e botës, shkrimtari te Cobua me shkrimtarin (1989); gjithashtu, ka luajtur role në komedi të plota, si Mirashi te Flokë dëbore në prill(1982), avokati te Një budalla e gjysmë(1995), fshatari te Lamtumirë fukarallëk(1996), çalamani te Me trap drejt Eurpes, polici te Pazari(2004). Në vitin 1989 i është dhëne titulli “Artist I merituar”.