Arkitekti i filmit shqiptar, nje nder regjizoret me te medhenj, Viktor Gjika

0

 

 

Viktor Gjika (1937 – 2009)Lindi më 23 qershor 1937 në Korçë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik “VGIK” në Moskë, për operator filmi. Është regjisor i shumë filmave të njohur shqiptarë, mes të cilëve përmenden “Horizonte të hapura”, “I teti në bronz”, “Yjet e netëve të gjata”, “Rrugë të bardha”, “Rezistencë”, “Gjeneral gramafoni” “Nëntori i dytë”, “Njeriu me top”, “Komisari i dritës”, “Përballimi”, “Në çdo stinë”, “Vjeshtë e nxehtë e ’41-it”, “Njerëz në rrymë”, dokumentarët “Unë jam Ismail Qemali”, “Kur ikin korbat (Kosovë)”, “Gjuhë që nuk vdes”, “Arti shqiptar në shekuj”, “Enver Hoxha tungjatjeta”, “Rron o rron nuk vdes Fan Noli” etj. Gjatë gjithë karrierës realizoi rreth 15 filma artistikë dhe 25 dokumentarë. Në vitin 1977 i jepet titulli “Artist i Merituar” dhe në 1985 “Artist i Popullit”.

 

Sa herë që emri i mjeshtrit Viktor Gjika shfaqet në film në cilësinë e regjisorit, spektatori duhet të jetë gati për të kundëruar një poezi ngjyrash, tingujsh e imazhesh të cilat e veçojnë plotësisht punën e tij nga regjisorë të tjerë.

Ngrohtësia e Korçës nën dëborë gjatë  Përballimi  (1976), mandolinat, borgjezinë e dikurshme, rrugicat, kafenetë, pazarin edhe pse realiteti rural e cënon disi panoramën e përgjithshme qytetare apo tingujt e klarinetës magjepsëse të Bujar Lakos të cilat ndalojnë të qarat e fëmijës në dhimbjen e humbjes së gjyshit në protestë kundër monarkisë te Gjeneral Gramafoni » (1978).

Mundësinë e një dashurie thelbësisht shqiptare mes Bardhylit dhe Zanës si edhe peisazhi i jetës studentore te Në çdo stinë » (1980), apo ndjenjat patriotike që marrin hov sa herë që shohim figurat e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Luigj Gurakuqit te Nëntori i dytë » (1982), janë disa prej veprave të tij që kanë lënë shenjë të thellë në kujtesën tonë kolektive. E pikërisht, elementi emocional është ai që më tepër se çdo gjë tjetër përbën emëruesin e përbashkët të këtyre filmave.

 

Në një farë mënyre mund të themi se arti i Gjikës zotëron veçanërisht pushtetin e ndjenjave mbi spektatorin, të dashurisë apo të revoltës, të manipulimit emotiv si mjet i ideologjisë totalitare. Por ky manipulim – i kudo dhe i kurdondodhur në kinema si një fabrikë e magjisë – në një pjesë të konsiderueshme të tij zhvishet nga kuptimi krejt instrumental i manipulimit vulgar politik, nga ai që quhet politizim i artit. » (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjeter dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.106)
Viktor Gjika nderroi jete me 3 mars 2009.

 

KARRIERA ARTISTIKE

Si regjizor: Njeriu kurrë nuk vdes (1961); Takimet ne Helsinki (1962); Kur vjen nëntori (1964); Bistrice ’63’ (1964); Përse mendojnë këto male (1965); Fitimtarët (1966); Horizonte të hapura (1968); I teti në bronz (1970); 1 Maj 1970 (1970); 10 ditë sulmi (1970); Yjet e neteve te gjata (1972); Rruge te bardha (1974); Katër këngë për Partinë (1974); Arti shqiptarë në shekuj (1974); Përballimi (1976); Njeriu me top (1977); Gjeneral gramafoni (1978); Prane vatrave, parve zemrave (1979); Ne cdo stine (1980); Besniku i Partise (1980); Koha e Partise (1981); Nëntori i dytë (1982); Enver Hoxha, tungjatjeta (1983); Vjeshte e nxhete e ’41 (1985); Vitet e rinise (1988); Antoni Athanas (1995); Unë jam Ismail Qemali (1997); Kur ikin korbat (2000).

Si shkrimtar: Njeriu kurrë nuk vdes (1961); Kur vjen nëntori (1964); Bistrice ’63’ (1964); I teti në bronz (1970); 1 Maj 1970 (1970); 10 ditë sulmi (1970);  Yjet e neteve te gjata (1972); Katër këngë për Partinë (1974); Njeriu me top (1977); Ne cdo stine (1980); Njerëz në rrymë (1989); Antoni Athanas (1995); Unë jam Ismail Qemali (1997);
Kur ikin korbat (2000).

Si kinematograf: Njeriu kurrë nuk vdes (1961); Debatik (1961); Takimet ne Helsinki (1962); Detyrë e posaçme (1963); Kur vjen nëntori (1964); Heshtje që flet (1964); Bistrice ’63’ (1964); Përse mendojnë këto male (1965); Komisari i Dritës (1966);Horizonte të hapura (1968);  Gjeneral gramafoni (1978); Ne cdo stine (1980).

Si producent: Duaje emrin tënd (1984); Asgjë nuk harrohet (1985); Vitet e rinise (1988); Balada e Kurbinit (1990).

Si kameraman: Migjeni (film)-(1961); Vendetta – Blutrache in Albanien (1996)

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here