Ardian Cerga, aktori që u bë i njohur në vitet ’80 me filma si “Në çdo stinë” e “Mësonjëtorja”, pas shumë vitesh emigracion në Itali, sot jeton mes Romës dhe Vlorës. Në Shqipëri është i angazhuar në nisma për heqjen e pengesave arkitektonike për t’u ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuara, apo “Shqipëria me biçikletë” për një vend më pak të ndotur.
Njëzet e ca vjet më parë, Ardian Cerga iku në Itali. Ajo që asokohe preku artistin e njohur të kinemasë shqiptare ishte kontakti dhe predispozita e një populli, që me kulturën, traditën, zemergjerësinë, iu gjend pranë emigrantit shqiptar. Prej disa vitesh jeton mes Romës dhe Vlorës. Kjo e fundit është për Cergën një dhuratë që natyra i ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve, një “copë” e rëndësishme e historisë sonë. “Është puthja e dallgës me bregun, kënga e vetmuar e zgalemit, ironia dhe humori i hollë …, kënga labe, magjia e përqafimit të diellit me horizontin në perëndimet e mrekullueshme”.
Disa nga rolet e tij jane: “Yje mbi drin” – (1878)… Kreshniku, “Mësonjëtorja” – (1979)… Kajo, “Me hapin e shokëve” – (1979)… Petriti, “Në çdo stinë” – (1980)… Leka, “Era e ngrohtë e thellësive” – (1982)… Berti, “Pranvera s’erdhi vetëm” – (1988)… Astriti
“Njerëz në rrymë” – (1989)… Arseni.