Arben Dervishi (1963). Aktor. Lindi ne Korce, me 11 prill. Mbaroi studimet e larta ne Akademine e Arteve* per aktor (1988) dhe fill me pas u emerua ne Estraden Profesioniste te Korces*. Shpejt u be nga aktoret qe mbante nje peshe te madhe ne premierat e tij.
Ka luajtur mbi 100 role ne skece e forma te shkurtra dramaturgjike per teatrin e varietese, si ne shfaqjet: Pse te mos qeshim, Vesh me vesh, Si t’ia veme emrin, Qyteti i endrrave, Na falni per vonesen, Ku e lame fjalen? A. Dervishi eshte aktor energjik, operon me elementet e burleskut, por pa e perdhosur vertetesine dhe organicitetin e ndjenjes komike; ka aftesine e krijimit te karaktereve te mevetesishme: njerez te rendomte, pijanece, mashtrues, mburravece etj.
Te skeci Bosi e profesorja krijoi tipin e tregtarit qesharak e te pafytyre, qe ndonese i pashkolluar, ishte pasuruar ne udhe jo te ndershme. Karaktere te spikatura realizoi edhe ne materiale te tilla humoristike si: Gjykata e Kasacionit, Bishti i shqiptarit, Marterniteti, Polici, Sokaket e te marreve etj.
Ne komedine Jovan Bregu refugjat (1977) te Adelina Balashit luajti rolin e Jovanit, tashme ne nje situate tjeter, vecse gjithnje ai mburravec, parazit dhe rrenacak, veti te cilave autori u dha nje forme te mprehte humoristike duke luajtur me kunderveniet e shpeshta midis gjendjes reale te personazhit dhe te shtirurit, ndryshimit te befte nga situata per t’i shpetuar demaskimit, sikurse edhe manipulimit te fakteve, akraballekut etj.
Ne komedine Zonjusha 39 vjece e Saqellaresit interpretoi me hir komik rolin e Nikut, dhendrit pretendent te ardhur nga Kontinenti, duke shfrytezuar me zgjuarsi befasimet dhe replikat humoristike. Ne produksionin televiziv Portokalli te Tv Top-Channel ka luajtur disa role, por spikati me banakierin. Ne fillim te vitit 2000 emigroi ne SHBA, por aktivizohet ne Shqiperi me projekte te ndryshme here pas here.
Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info, dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.