Antoneta Papapavli, aktore e magjishme e skenës dhe kinemasë shqiptare

0

 

 

Aktorja e 130 roleve, Antoneta Papapavli, e cila në karrierën e saj të gjatë artistike mbajti titullin “Artiste e Merituar” është një nga themeluese e artit dhe kulturës shqiptare. Rolet e saj janë gjurmë në memorjen e publikut. Një personazh i kuruar, i hijshëm, ku elaganca dhe pamja e këndshme estetike që e karakterizon aktoren, bëri që ajo të diferencohej dhe të mbetej gjatë në kujtesën e një publiku të madh.

 

Figura dhe portreti i saj është skalitur mjeshtërish në mendjen e çdo shqiptari. Antoneta Papapavli, kjo aktore e magjishme e skenës dhe kinemasë shqiptare, prej 23 vjetësh jetonte veç në ëndrrën e saj. Ishte tërhequr nga skena dhe teatrin nuk kishte mundësi ta ndiqte, as si spektatorja e radhës së fundit. Ajo ka lujtuar Luizën dramatike, Afroviti tekanjoze apo edhe Klean e dashuruar, por eleganca e saj skenike dhe karakteri i saj dashamirës ishte gjithmon prezentë aty, mes roleve.

 

Fëmijëria

Që në fëmijëri, pasioni i saj për artin ishte i spikatur. Që e vogël është marrë me kërcim dhe baletë, por edhe poezia nuk munguan. Në shkollën e mesme “Qemal Stafa” filluan të krijoheshin grupet e para artistike nga fundi i viteve ‘50. Ka marr pjesë dhe në grupet artistike në pallatin e kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë. Në fillim të viteve ‘60 hyri në shkollën e lartë për aktore, me ndihmën dhe mbështetjen e z.Tef Pali, z. Pjetër Gjoka dhe z. Pandi Stillu.

Ky i fundit këmbënguli që unë ta vazhdoja dhe Institutin e Lartë të Arteve. Pas përfundimit të studimeve u emërova aktore në Teatrin Popullor Tiranë. “Edhe 100 jetë të jetoja, aktore do të bëhesha”- mendohet të jetë shprehur aktorja gjatë intervistave të saj të shumta. Kjo tregon për dashurinë e madhe që artistja kishte për aktrimin.
Në karrierën e saj 20 vjecare, numërohen rreth 130 rolet skenike, ku dominojnë rolet teatrore.

 

Teatri

Teatri është dashuria e parë e artistes. “Nga cdo rolë unë kanë marrë dhe kamë fituar prej tij” shprehet artistja në intervista e dhëna. Numërohën plot 50 role në TP. Në Teatrin Popullor veçohen rolet e Afrovitit “Karnavalet e Korçës”, Cuca “Cuca e maleve”, Drita “Drita”, Mara “Toka jonë”, Deizi “Arturo Ui”, Bajamja “Fytyra e dytë”, Ledi Milford “Intrigë dhe dashuri”, Adela “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja “Hijet e natës”, etj. Doli në pension në tetor 1985. Për afro 30 vjet që nuk ishte ngjitur në skenë, për arsye shëndetësore.

 

Role në teatër:

Pallati 176, mamaja e Elsës, Hijet e nates, Gjyshja, Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo, Adela, Intrige dhe dashuri, Ledi Milford, Fytyra e dyte, Bajamja, Arturi Ui, Deizi, Toka jone, Mara, Cuca e maleve, Cuca, Karnavalet e Korces, Olimbia etj. Nëse teatri ishte dashuria e parë për artisten, dashuria e dytë mund të cilësohet padyshim kinematografia. “Kinematja të përjetëson në kohë”- shprehet artistja. Për këtë arsye edhe rolet e saj në kinema, jamë më shumta.

Ja disa prej tyre: Komisari i dritës (1966), Ngjela Tinguj lufte (1976), E shoqja e Galipit, Përballimi (1976), Klea, Ata ishin katër (1977), Anëtarja e Këshillit, Përtej mureve të gurta – (1979), nena e Asimesë, Një shoqe nga fshati (1980), Lefka,  Shoku ynë Tili (1981), Drejtoresha e shkollës,  Kërcënimi (1981), Marina, nëna e Emës, Gjurmë në kaltersi (1981), bashkëshortja e komandant Markut, Si gjithë të tjerët (1981), nëna e Jetës,  Dora e ngrohtë (1983), mamaja e Margaritës, Apasionata (1983), Profesorja e Mirës, Fushë e blertë fushë e kuqe, nëna e Petritit, Nxënësit e klasës sime – (1984), Vangjelia, bashkëshortja e Kristoforit, Hije që mbeten pas (1985), Sania, nëna e Marjetës, Kur hapen dyert e jetës (1986), nëna e Lizës, Kur ndahesh nga shokët (1986) , nëna e Zanës, Hetimi Vazhdon (1988), nëna e Bardhylit.

 

Çmimet dhe Nderimet

Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”. Ndahet nga jeta, shtator 2013.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here