Anna Oxa ne “Kenga Magjike”: Te marrim ne dore jetet tona…

0

 

 

“Këndoj për të ndërtuar” është kjo nisma që ka ndërmarrë Kënga Magjike këtë vit, për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, që goditi më fort Durrësin dhe Thumanën.

Kësaj nisme, ku të ardhurat e biletave do të shkojnë për familjet në nevojë, përveç artistëve shqiptarë i janë bashkuar edhe emra të njohur ndërkombëtar, siç është këngëtarja e famshme Anna Oxa.

Ajo është ngjitur këtë mbrëmje në skenën e ‘Kënga Magjikë”, ndërsa u shpreh se duhet të mësojmë të jetojmë me forcat e mbinatyrshme, që ndonjëherë na lëvizin dhe lëvizin edhe ndjenjat tona.

“Është një rast i rëndësishëm për të kujtuar se jam pjesë natyrale e këtij koncerti dhe duhet të mësojmë të jetojmë me forcat e mbinatyrshme që ndonjëherë na lëvizin dhe lëvizin edhe ndjenjat tona, duhet të kemi mundësi për të ndërtuar… Të marrim në dorë jetën tonë, të kërkojmë të krijojmë kompozicionin më të bukur e më origjinal të jetës sonë”, u shpreh ajo.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here