Anisa Markarian tregon se ka dashur të puthë Arben Imamin: Si u hoq figura e Tartarit, për shkak të lidhjes së Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut

0

Aktorja Anisa Markarian, në një intervistë të fundit për ‘Sot 7’ ka rrëfyer se si ka dashur të puthë Arben Imamin, ish-fugurën e njohur në PD te filmi “Në çdo stinë” ku ajo luante si aktore kryesore me regji të Viktor Gjikës

“Viktori donte patjetër një të puthur ndërmjet Zanës dhe Bardhylit, nuk isha aspak kundër. Në skenën që ndërtoi, ajo që nuk më pëlqeu ishte që kur bjen sirena kjo duhet të vraponte e ta puthte. I thashë pse duhet të kem frikë ndërkohë që më ke nxjerrë sportiste, në zbor, pse duhet të kem frikë nga kjo sirenë ndërkohë që po të më vesh afër me personin, do t’ia mbështes kokën te gjoksi. Dhe aty mund të…

Nuk iu mbush mendja, kishte mendjen e vet. As aktori që luante Bardhylin (Arben Imami) nuk e pranoi” tha Markarian ndërsa u ndal edhe te marrëdhënia që ka sot me ish-deputetin.

“Me Arbenin ruaj njohjen, nuk kam komunikuar më qëkur kam ikur nga Shqipëria, kam ndjekur karrierën e tij politike por nuk kam asnjë lidhje”.

Mandej, aktorja rrëfeu se si u hoq nga filmi figura e Kreshnik Tartarit pasi mendohej se ai kishte favorizuar dhe mbajtur sekret lidhjen e Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut por e gjitha përfundoi kur Mehmet Shehu vdiq.

“Mua më dhembi, por jo se isha unë, filmi nëse një person pësonte dicka politikisht, pritej. Dhe ky film fatkeqësisht për shumë vite, u hoq figura e profesor Tartarit për shkak të problemit me Silva Turdiun, u hoqën fare. Kreshnik Tartari nuk duhej të qendronte sepse ishte fajtor që kishte favorizuar këtë dashuri.

Viktori i kishte ruajtur bishtat që i themi ne. Vrau veten Mehmet Shehu, u rehabilitua profesori i dashur dhe ju keni fatin ta shikoni me sekuencat e profesorit”, rrëfeu aktorja e njohur e cila vendosi të vinte pas 30 vitesh në Shqipëri me librin ‘15 ditë prilli’.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here