Anila Bisha (1968). Aktore . Lindi ne Tirane, me 5 maj. Kreu studimet e larta ne Institutin e Larte te Arteve per Aktore, dega drame me 1987 – 1991. Shpejt u be aktore e pelqyer per ekranin nga sinqeriteti, spontaniteti dhe ngrotesia emocionale qe percillte nga figura vajzash te dashuruara.
Ne aktrimin e saj dallohej sensi psikologjik, aftesia dhe intuita per zbulimin e rrafsheve te fshehta ose kinse te figures artistike. Nga viti 1991 deri ne vitin 2016 ka qene aktore prane “Teatrit Kombetar” pa shkeputje. Ne vitin 2005-2007 ka qene Pedagoge prane Akademise se Arteve (e jashtme). 2006 2009. Moderatore prane TVSH (e jashtme).
Rolet e saj jane te shumta ne teater ku permendim disa prej tyre: “Besa” (1991); “Vizita e dames plake” (1992); “Kush vjedh nje kembe ka fat ne dashuri” (1992); “Ishulli i çmendur” (1993);” Lojra ne oborrin e pasem” (1995); “Shtepia ne boulevard” (1996); “Genjeshtari” (1998); “Ali Pash Tepelena” (2002); “Reshajet” (2003); “Karnavalet” (2003); “Babai” (2006); “Kembanat e muzgut” (2007); “Fishkellim ne erresire” (2008); “Kengetarja tullace” (2009); “Romance dashurie” (2010); “Endrra e Ismail Qemalit” (2012); “Liri ne Bremen” (2014); “Endrra e nje nate vere” (2015); “Tri motrat” (2016); “Opera per tre grosh” (2017) etj.
Ne kinematografi ka luajtur ne filmat: “Fundi i nje gjakmarrjeje” (1983); “Guret e shtepise sime” (1985); “Kur happen dyert e jetes” (1986); “Eja” (1987); “Familja ime” (1987); “Sinjali i dashurise” (1988); “Pesha e kohes” (1988); “Nata” (1996); “Bolero” (1997); “Dhimbja e dashurise” (2008); “Vera pa kthim” (2017). Ne vitin 1997 eshte vleresuar me çmim si Aktorja me e mire ne “Euro Festival”, Sain-Etienne per rolin e Ines ne filmin “Bolero”. Po ne vitin 2000 eshte vleresuar si Aktorja me e mire, ne festivalin e 11 te filmit Shqiptar ne Tirane per rolin e Ines ne filmin “Bolero”. Ne vitin 2009 do te vleresohej si Aktorja me e mire joprotagoniste ne “Festivalin e Teatrit Shqiptar” Maqedoni.