Amos Zaharia: Në fillim ndihesha i paragjykuar si djali i Yllka Mujos

0

Amos Zaharia, sot është një nga aktorët më të mirë të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, duke qenë se talentin në këtë fushë e ka pasur edhe trashëgimi nga nëna e tij, aktorja e mirënjohur Yllka Mujo. Pavarësisht se Amosi tashmë e ka krijuar famën e tij, në fillim e ka pasur paksa të vështirë të ndërtojë karrierën, pa pasur parasysh emrin e të ëmës.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mos i fol shoferit”, aktori ka treguar se në hapat e parë në profesion është ndjerë disi i paragjykuar, duke qenë se jo pak dyshonin në talentin e tij.

I pyetur nga moderatorja, Rudina Dembacaj se a e ka qenë e vështirë të ketë një nënë si Yllka, Amosi u përgjigj: “Në fillim po, sepse duke qenë se je djali i Yllkës të gjithë do thonë çfarë do bëjë ky djali i Yllkës etj. Dhe ti duhet të bësh ndonjëherë dyfishin për të nxjerrë vlerat e tua në pah, sepse ndihesh pak i paragjykuar. Por ky problem ekziston derisa ti krijon një lloj identiteti artistik, pastaj rruga jote shkëputet nga ajo e Yllkës dhe vazhdon jetën”.

Ai ka shtuar se nëna e tij, i ka lënë gjithmonë të lirë si atë dhe motrën, Elia Zaharian, për të zgjedhur profesionin e tyre, megjithatë ajo ka ndikuar indirekt në preferencat e tyre.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here