Ali Bega (1942)

0

 

 

Ali Bega (1942). Aktor. Lindi ne Tirane me 29 Janar. Kreu shkollen e larte per aktor “Aleksander Moisiu” me 1964, dhe me pas filloi pune si aktor  ne teatrin “A. Moisiu” te Durresit me 1965 ku vazhdoi deri ne vitin 1992. Nga ky vit u emerua pedagog i lendes Teknika e fjales ne Akademine e Arteve te cilen e dha deri ne vitin 1998, kohe kur edhe emigroi ne SHBA. Ne vitet 1995-1998, ka qene shef i departamentit te aktrimit. Ka realizuar mbi 100 role kryesore e te dyta. Spikati qysh me rolin e Vehipit ne dramen Familja e peshkatarit e S. Pitarkes, me 1965.

 

Nje vit me vone i dha forme vetironike figures se Treplevit ne dramen Pulebardha te A.P.Cehovit. Nder realizimet e tij  interesante ishte Shefari ne dramen Dorina te Teodor Lacos, ku operoi ne rrafshet e sarkazmes duke e beret e dukshem meskinitetin, arrogance dhe panikun e zyrtarit te korruptuar. Ne kete kah, ai erdhi nga viti ne vit duke plotesuar fizionomine e aktrimit te tij, posacerisht me figura karakteriale qe kishin mbartje negative.

 

Prerjet ironike e sarkastike u vune re edhe ne trajtimin qe u beri personazheve te tille si Handejker te Ngjarje skandaloze e Xhon Pristlit, Henksi te Lebra e Henri Bell, ashtu sikunder arrinte te ravijezonte tipa e karaktere edhe me pak fjale, deri edhe me heshtjen apo hollesite shenjuese plastiko-ritmike. Packa se me nje kengezim te lehte, qe eshte pjese e stilit, ai karakterizohet nga nje ngulm dhe perqendrim i brendshem, nga mbajtja ne kuota te deshirueshme te tensionit psikologjik, cka e bente rrokshem konfliktin, apo edhe kundershtite brenda per brenda vete personazhit; ka nje shqiptim te qarte dhe pershtatet mire me sjelljet dhe dialogun e zhvilluar me te tjeret.

 

Parapelqen dykuptimesite, nentekstet, perbirimet dhe hetimin. Jo rralle  prirja e tij anon edhe nga tjetersimet e thuketa me personazhin, si u pa kjo te roli i priftit ne dramen Pershpirtje ne shtepine e Matildes apo ne dramen Pertej dashurise te Dashnor Kokonozit. Me rolin rolin e Firdusit ne dramen Shtepia e lepujve e Zija Celes, me 1989, i dha forme shpirtit kontradiktor te njeriut, duke e ngritur protesten e tij ne nje parabole te mirekuptuar per publikun e kohes.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here