(Aleksander) Sander Prosi (1920-1985)

0

 

 

(Aleksander) Sander Prosi (1920-1985). Aktor i shquar  .Lindi ne Shkoder ,me 6 janar. Kreu shkollen e mesme ne Tirane. Studioi per stomatologji ne Austri (1944-1946), por pas dy viteve i nderpreu  dhe filloi pune ne kliniken stomatologjike te xhaxhait te vet ne Tirane.

 

Dashuria per artet percaktoi me vone drejtimin e jetes se tij. Ishte nje muzikant i pasionuar,  njohes i disa  instrumenteve (violine ,kitare, fizarmonike), ku ka luajtur ne koncerte te ndryshme ne Tirane ,Shkoder etj.,aftesia dhe profesion qe u pasua me vone nga i biri, violoncelisti i  Teatrit te Operes dhe Baletit *, Artistidh Prosi. Me 1942 luajti rolin e Vilhelm Telit ne dramen Vilhelm Teli te F.Shilerit ,shfaqje e cila u ndalua nga ana e autoriteteve fashiste per qasjen qe krijonte me pushtimin e vendit. Aktrimi u be natyrshem keshtu arti i parapelqyer  i tij.

 

Filloi pune si aktor ne  Teatrin Popullor * ne vitin  1948. Fillimisht u aktivizua ne role te dyta dhe me pas edhe ne role kryesore, me se shumti te kahut pozitiv, heronj apo personazhe dramatike (Dimitrovi te Procesi i Lajpcigut 1933-1955; Zabelini  tek Oret e Kremlinit ,1957 ,e  Pogodinit ), ndonjehere edhe te kahut negativ ,por problematik e me dilemma (Vata te Toka jone ,1954,e Kole Jakoves*). Beri nje hap te madh perpara vecanerisht me rolin e veshtire te Otellos (1958) ne tragjedine homonime te Shekspirit ,duke e ndertuar konceptin mbi sjelljen e personazhit mbi tri kahe: xhelozia ,vrasja dhe vetevrasja ,duke u nisur nga qasja etnopsikologjike shqiptare ne qendrimin ndaj beses dhe pabesite ,si mendesi dhe si shqetesim moral.

 

I meshoi kontrastit midis gjendjes fillestare te mirebesimit ne martese dhe gjendjes fundore te ‘’Tradhtise ‘’ se Desdemones si bashkeshorte ,cka solli nje rebelim e zemerim te papermbajtur, rrjedhimisht hakmarrjen (tanime te shnderruar  ne krim ).Te tragjedia Hamleti (1960) e Shekspirit ,krijoi figuren mbreslenese te Horatit ,ku vuri ne spikame shpirtin fisnik, ndershmerine ,besnikerine dhe kthjelltesine e ketij personazhi honorifik. Packa se me pak fjale ,ky rol zbuloi disa nga vetite e qenesishme te tij: pranine e paqme skenike, heshtjet emocionale, sigurine dhe ‘’pozitivizimin’’, qe u bene me vone te parapelqyera nga ana e regjisoreve te filmave artistike ne perzgjedhjet e shumta te tij.

 

Ne keto hulli e interpretoi edhe figuren e Astrovit te drama Xhaxha Vanja (1965) e A.P.Cehovit ,duke i meshuar  po ashtu edhe  pasioneve dhe casteve enderrimtare ,ndonese jo ngahere te dhena ne nivelet poetike dhe brenda parametrave stilistike cehovjane te ‘’fshehjes se vetvetes ‘’. Kulmin e vet ne Teatrin Kombetar  *e arriti me rolin  komplekse te gjeneralit te dramatizimi i romanit te  I. Kadarese * Gjenerali i ushtrise se vdekur (1972 ). Loja e tij, e hakut psikologjik, paraqiti pezmin dhe merzine e nje ushtaraku  arrivist si dhe qellimet e mbrapshta te nje misioni te tejkaluar, me theksimin e kundertise midis vetesigurise dhe mburrjes, nga njera ane dhe renies shpirterore, zhgenjimit dhe deshtimit, nga ana tjeter .

 

Me pas luajti me sukses role te natyres pozitive, si Miti te drama Furrnalta (1976) e Ruzhdi  Pulahes *, muzikanti Miler tek Intrige e dashuri e F. Shilerit, nen titullin Luiza Miler (1979), Vuskan Sadria te drama Duke gdhire vitit 1945 (1984)e Teodor Lacos*, Banushi te drama Doktori pacient e R.Pulahes etj. Aktrimi i S.Prosit  shquhej per vetesigurine, qetesine ,tonet e shtrira, zerin e ngrohte dhe shqiptimin e paster. Ishte sa i permbajtur, i paqem  shpesh edhe me tone keshilluese a rrefyese, ashtu sikunder befasisht behej i vrullshem  dhe qe jepte, fale nje perqendrimi te larte psikik, gjendjet e ndera traumatike te personazheve, ne zgripe  ndryshimesh apo pervuajtje shpirterore te thella.

 

Plastika e tij pergjithesisht ngjante si ‘’e ngathet ‘’, po keshtu gjestikulimi, cka parapelqehej per t’i  dhene vlere edhe me te madhe  fjales, per te theksuar castet paraqitese, diskutimin mbi argumentet, po ashtu gjendjet e renduara psikike te personazheve, te jetesuar. Realizoi gjithsej 80 role ne teater . Nje ndihmese te vyer S.Prosi ka dhene ne kinematografi me 30 role, kryesore e te dyta .Nisi me rolin e drejtorit te shkolles ne filmin Debatik , 1961, vijoi me Abdyl Sharren te Vitet e para , 1965 dhe ne vitin 1968  jetesoi nje nder figurat e tij mbreselenese, ate te kapitenit te biges lundruese ne filmin Horizonte te hapura .Transformimi i tij ishte thuajse  teresore sa i perket  perpunimit plastik te levizjes, gjestit , sjelljes me detajet shenjuese (kujtojme cigaren ne cepin e buzes ), ashtu edhe vecanerisht  jetesimit te nje shpirti krenar ,te drejte, packa  se disi te zymte, sederli e autoritar.

 

Me gjeresine dhe madheshtine qe reflektonte menyra e aktrimit te tij, ne filmin Yjet e neteve te gjata (1972)ai solli nje tjeter figure, krejt ndryshe nga te tjerat, kapedan Vranen ,vetjakesia e te ciles  shqihet qarte te tonimet epike qe i dha ketij  personazhi me masken e gjetur prej komiti  liridashes ,te vetepermbajtja dhe dimensioni i thuket nacional ,te cilat jane realizuar me vertetesi  e sens mase.

Aktrimi i tij fiton  dimension e perkryhet me tutje me tri kryerole: Jaho Labi (filmi  Ne fillim te veres ,1975,ku dha portretin e nje fshatari patriot lab ,me perjetimet dhe psikologjine e tij ,me te foluren karakterizuese, me ojnat dhe sjelljen pervecuese, duke krijuar keshtu nje nga shembelltyrat etnopsikologjike me shprehese ,bartese te se mires ,te tradites atdhetare; Ismail Qemali (filmi Nentori i Dyte  ,1982), ku u shembellye me hir artistik jo vetem portreti i tij fizik  aq i ngjashem, por  sidomos personaliteti, urtesia, shpirti i larte vetemohues, vizioni prej prijesi e burri shteti, vullneti per te permbaruar misionin e shenjte, thjeshtesia ne madheshti, cka e bejne edhe me te zulmshem aktin historik te shpalljes se Pavaresise prej tij .

 

Ne vitin 1976 luajti rolin e Dhaskal Todrit, ne filmin Udha e shkronjave, ku do te kulmonte me nje nga krijimet me te perkryera te tij, sikunder edhe te historise se kinemase e te aktrimit shqiptar pergjithesisht .Ai shperfaqi nje bote e shpirt te pasur prej rilindesi .Te ky rol ka nje perkitje fatlume, e rralle per nga cilesia dhe forca ndikuese, midis te dhenave psikofizike te aktorit, perpunimit mjeshteror te fjales dhe nenteksteve te saj, perjetimit dhe ndjenjes se thelle, nga njera ane me perfytyrimin dhe tipologjine karakteriale qe ne kemi krijuar historikisht mbi figuren, e rilindesve, martirizimin e tyre ,nga ana tjeter .

 

Me te tre keto figura S. Prosi u nderua me Cmimin e Republikes se Shkalles se Pare. Ai perkujdesej, qe permes aktrimit te tij te krijonte moterzime ideofigurative midis personazheve te ardhura nga autoret dhe dramatugjia boterore dhe psikologjise kombetare shqiptare me te cilen i testonte. Kjo metode aplikohej me qellimin e vetem qe t’i  bente ata me te  pranishem ne meset tona sociale ,gjithashtu me te kuptueshme e me te  komunikueshem.

 

S. Prosi ishte aktor qe nuk e ndryshonte kollaj ‘’formatin ‘’e tij qe i pershtatshem per te interpretuar figura dramatike e tragjike te kahut pozitiv .Kete ‘’format ‘’a tipologji  ai e  persosi nga roli ne rol duke qemtuar nderkohe pershtatje sa me te sakta ne situatat dhe rrethanat e dhena ku vepronin personazhet etj. Vdiq ne menyre aksidentale me 25 mars ,gjate xhirimeve te nje filmi te ri (Pranvere e hidhur ). Mban titullin ‘’Artist i Popullit ‘’.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here