Aleksander Rrapi lindi me 18 gusht 1963, ne qytetin e Beratit. Dashuria per artin e aktrimit ishte edukuar me shume fanatizem nga i Ati i tij z.Thoma Rrapi, si ish aktor prane Teatrit Popullor (sot Teatri Kombetar). Pasi mbaroi studimet ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane , emigroi si shume artiste te tjere ne shtetin fqine Greqi..
Deshira per te shkelur ne skenat greke asnjeheer nuk u shua brenda tij, dhe kjo i jepte me shume force dhe energji per te realizuar kete ender te femijerise se tij. Kontakti i pare me teatrin dhe skenat greke, ishte bashkepunimi qe kishte me nje nga Bashkite e Athines, duke ngritur per here te pare Grupin teatral te Kerateas, si regjisor duke vene ne skene komedine ”Kerkohet genjesthari ” te Dh.Psathas…bashkepunimi profesionist i tij, fillon ne 2002 ne telenovelen; ”Dashuria erdhi nga larg” te regjisorit te njohur grek. M.Manushaqi.
Emri dhe talenti i tij lakohej shpesh ne teatrot dhe shtypin grek duke e cilesuar si: Alvanosi me portretin e tragjedise greke ”Shtypi shqiptar dhe i huaj shkruan artikuj me tituj qe cdo aktor ne nje shtet te huaj do ti kishte kenaqesi, duke shprehur respekti si per Aleksandrin ashtu dhe per Shkollen Shqiptare te aktrimit. Disa tituj interesante te kohes ishin : ”Aktori shqiptar qe e duan edhe greket,” ose ”Ne kohen e Aleksandrit.” Aleksandri renditet ne listen e shkurter te aktoreve shqiptare neper bote qe shkelen ne Tragjedite dhe Komedite e lashtesise Greke.
Ketu vlen te permendim; ”Eleni” i Euripidit, apo komedine e Aristofanit ”Irini” ku loja dhe ekpresiviteti i tij aktoresk vleresohet duke rritur interesin e shume regjisoreve dhe kanaleve te ndryshme greke. Ne kete kohe eshte kanali Mega-chanel, qe i afron aktorit beratas, nje bashkepunim ne telekomedine ”Tilebora” ku aktori shqiptar eshte nje nder personazhet kryesore te kesaj komedie.
Asnjehere ne rolet e ndryshme qe Aleksandri eshte aktivizuar, nuk ka pranuar ”pislleqet” dhe ”ironite” mbi prejardhjen e tij si shqiptar, por me shume guxim profesional ka mbrojtur me fanatizem, Shkollen dhe Artin Shqiptare (ketu ka pasur raste qe aktore te ndryshem kane shkruar emrat e tyre me germa greke )edhe ne kinematografi Aleksandri eshte aktivizuar ne filmat ”Amnistia” apo “Askushi” ku ne vitin 2010, ne Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Selanik, propozohet per cmim ne role te dyta per meshkuj.
Arritjet e tij profesionale ne Greqi, vleresohen edhe nga Ambasada Shqiptare ne Athine, e cila i kushton nje ceremoni te plote largimit te tij per ne Amerike, duke organizuar nje mbremje vleresimi dhe dekorimi nga vete Ambasadori shqiptar ne Athine,z.Dashnor Dervishi.
Edhe sot deshira dhe inetersi i tij profesional petrej oqeanit nuk kane shterur, vashdon te jet pjese aktive e komunitetit Shqiptare te Florides, ku pervec punes se tij baze, gjen kohen te merret me aktivitetet e ndryshme te shqiptareve ne Florida.
Ne i urojme gezuar ditelindjen, dhe shpresojme qe nje dite do te gjeje mundesine per tu ngjitur ne skenat shqiptare duke shkembyer eksperiencat e ndryshme qe ka fituar ne bote. Gezuar Aleksander..