Albert Xholi (1948)

0

 

 

Albert Xholi (1948). Regjisor filmi. Lindi ne Korce, me 1 mars. Kreu studimet e larta per aktor ne Institutin e Larte te Arteve, me 1972, dhe fill me pas nisi pune si asistent regjisor ne kinostudion “Shqiperia e Re”.

 

Filmi i tij i pare artistik, me metrazh te shkurter, si regjisor i pavarur ishte Vjeshte e nxehte e 41, bashkeregjisorin me Eduard Makrine*. Ndryshe nga ky film, qe e merrte subjektin nga Lufta ANC, 4 filmat e tjere qe xhiroi me vone i drejtohen dukurive dhe problemeve te jetes se perditshme, me heronj te thjeshte, ngjarje jo e fort te tensionuara, kryesisht ne mjediset familjare, ato te punes, te fshatit, qe rreken te pohojne vlera dhe virtyte njerezore.

Kjo u vu re ne filmin Fillim i veshtire, ku te terheq subjekti pa konflikte a ndodhi te bujshme, perkundrazi fale nje rrefimi te thjeshte e te sinqerte per ndertimin e raporteve njerezore ne familje e midis njerezve, per pranimin reciprok, mirebesimin, etiken dhe miresine.

 

Po kjo linje konceptuale shperfaqet edhe ne filmin Familja ime, ndersa te Shkelqim i perkohshem ndertohet nje kritike sociale qe, sidoqofte, e pranon katarsen e personazhit lidhur me kokeshkrepjen per te braktisur punen dhe per te jetuar nen joshjet dhe vezullimet e jashtme te qytetit.

 

Me shume dramacitet dhe karaktere te realizuara vihen re ne filmin e fundit te tij, Jeta ne duart e tjetrit.  A.Xholi ka xhiruar edhe filma dokumentare, prej te cileve Homazh per Besnik Syken (1995), kushtuar shkencetarit te njohur shqiptar qe vdiq i ri nga nje semundje e pasherueshme, shquhet per vetepermbajtjen, sensibilitetin e rrefimit, kameren qe zhbirilon dhe jep me mjete te kursyera trazimin shpirteror te heroit ne perballimin e vdekjes.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here